E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jessica: “Këndoj për dhimbjen time”



Për Jessica Simpson erdhi momenti të kthejë faqe: Artistikisht por edhe me të kaluarën personale. Ajo ka nxjerrë albumin e ri “Do you knoë” që koiçidon me debutimet në botën e muzikës countyr. Me dhimbje, këngëtarja ka rrëfyer për revistën “Elle” të kaluarën e vështirë si dhe abuzimet që ka kaluar duke u kushtuar edhe një këngë. Për revistën, Simpson është kthyer në retrospektivë por nuk ka nguruar të flasë edhe për të tashmen dhe të ardhmen. Duke nisur nga divorci me bashkëshortin Nick Lachey në vitin 2005: “Kam përjetuar ditë vërtet të dhimshme, sqaron Jessica – Nuk provova të bëja gjëra të tjera për të ndryshuar jetën time, iu përkushtova vetëm punës. Në atë peridhë isha e bindur se nuk isha inteligjente aq sa duhej”. Në të vërtetë, sekreti qëndron te abuzimet, të cilat është përpjekur t’i mishërojë në këngën e saj. “Nuk më pëlqen të flas, por mund të them vetëm se kam qenë viktimë e abuzimeve të tmerrshme. Kisha nevojë të harroja gjithçka megjithatë nuk ka asnjë detaj nga albumi im të mos më kujtojë historitë dhe ngjarjet e përjetuara. E vetmja mënyrë që di për të kënduar është që në to të flas për eksperiencat dhe jetën time”.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›