E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të mbajtën peng Konferencën e Paqes për çështjen e Adriatikut



(Vijon nga numri i kaluar)

UASHINGTON – Një nga vështirësitë parimore të ndeshura nga krerët e qeverive gjatë bisedimeve të paqes ishte bashkërendimi i detyrimeve të marrëveshjes me aspiratat kombëtare, të cilat ishin ndryshuar apo ishin trashëguar që në periudhën në të cilën marrëveshjet ishin firmosur. Me sa duket, është e vështirë të injorosh kërkesat e tyre më të fundit; shumë prej tyre dolën gjatë luftës, u formuluan me një qartësi të pashembullt dhe u nxitën nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara. Është njësoj e pamundur të shmangësh marrëveshjet. Në fakt, lufta nisi për ta detyruar Gjermaninë të respektojë marrëveshjen solemne që ajo kishte bërë rreth 8 vjet më parë në lidhje me neutralitetin e Belgjikës. Është detyrë e krerëve të shteteve të botës të përpiqen që të rregullojnë aspiratat dhe idealet kombëtare, shumë prej të cilave janë vetëm transitore dhe të ndërlikuara me njëra-tjetrën dhe me vetë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Vështirësia e punës, durimi i kërkuar për të ndikuar në mënyrë të suksesshme, padobia e përpjekjeve për të zbatuar idetë e papërpunuara mbi materialet kundërshtuese, ka qenë në mënyrë të qartë e padiskutueshme nga njëri te tjetri. Edhe në fjalimin e tij të hapjes në sesionin e Konferencës së Paqes, ai (presidenti Uillson), përmendi faktin se sa e pamundur ishte të mendoje qenien njerëzore ashtu jo të përkryer dhe shtetet e cunguara që të pranojnë, si dikur, zgjidhet ideale. Ai bëri të qartë në gjykimin e tij se i vetmi orientim përpara Konferencës së Paqes ishte të bësh më të mirën e saj në të tilla situata dhe të krijosh mekanizimin me anë të së cilës të përmirësoje dhe të korrigjoje atë që mund të ketë efekt në bazë të arsyes dhe sensit të përbashkët, nën autoritetin e Lidhjes së Kombeve, në vend të drejtimit te lufta.
Në përputhje me rrethanat nuk ishte vetëm krijimi i Lidhjes së Kombeve, por Artikulli IX ishte veçanërisht i përfshirë në sigurimin e konventës që Asambleja kohë pas kohe mund të na vërë në dijeni të rishikimeve nga anëtarët e Lidhjes, marrëveshjet e të cilës bëhen të pazbatueshme dhe gjykimet e rrethanave ndërkombëtare, të cilat vazhdimisht mund të rrezikojnë paqen e botës. Për këtë, pjesa thelbësore e marrëveshjeve të paqes kanë pasur të bëjnë me ndërtimin e mekanizimit për të modifikuar dhe korrigjuar vetëm ato marrëveshje ku eksperienca kishte treguar se ishte e nevojshme të bëheshin.
Mekanizimi i zgjidhjes
Për këtë, qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe panë me frikë rrezikun e tërheqjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara nga qëndrimi i shteteve sepse ajo nuk ra dakord me kushtet strikte të Marrëveshjes së Adriatikut. Vështirësia e të pranuarit të gjykimit etnografik, krahas gjykimeve të tjera, sigurisht nuk është më kryesorja në rastin e Adriatikut dhe nuk prodhon më shumë rezultate anormale sesa rasti i pjesëve të tjera të marrëveshjeve të përgjithshme të paqes, - vështirë se të cilat mund të ishin pranuar nga presidenti Uillson dhe kolegët e tij, ku ata pranuan zgjidhjet më të mira praktike të kohës sepse mekanizmi i tyre për korrigjimin paqësore ishte fituar tashmë. Gjithashtu, arsyet etnologjike nuk mund të jenë vetëm një ndër argumentet që mund të merren për t’u llogaritur pasi tregohet qartësisht nga përfshirja e 3 milionë gjermanëve në Çekosllovaki dhe propozimet e mbështetura në mënyrë aktive nga delegacioni i Shteteve të Bashkuara për përfshirjen brenda Polonisë të një shumice të madhe ukrainasish prej 3.5 milionë banorësh nën sundimin polak.
Megjithëse përfaqësuesit britanikë panë objeksione serioze tek kjo marrëveshje, qeveria britanike nuk kishte qëllimin të justifikohej në rishikimin e anëtarësisë së saj në Lidhjen e Kombeve.
Justifikimi për të mos u tërhequr
“Për këtë qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe besojnë seriozisht se megjithatë, pikëpamja përfundimtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, si edhe për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut, mund të jetë se ata nuk do të prishin të tërë mekanizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare nga tërheqja prej marrëveshjeve të vitit 1919, sepse pikëpamja e tyre nuk është thjesht të pranojnë në rastin konkret. Ajo që mund të shkatërrojë shpresat tani është pritja nga miliona njerëz në të gjithë botën që pjesa më e qëndrueshme dhe më përfituese e Marrëveshjes së Paqes ishte caktimi i mekanizimit me anë të të cilit të metat e marrëveshjeve mund të kompensoheshin dhe se ndryshimi i kushteve dhe i kërkesave të njerëzimit mund të përshtatej nga procese të arsyeshme dhe të drejta në vend të betejës për armatime dhe orientimin te lufta. Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe nuk besojnë se ky është qëllimi i popullit amerikan; të ndërmarrë një hap me ndikim të gjerë dhe të tmerrshëm në efektet e tij mbi një terren që dukej se ishte i papërshtatshëm.

Millerand
D. Llojd Xhorxh
Davis

Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

Si u pasqyrua vrasja e Esat Pashës nga “The New York Times”

Historia e atentatit që iu bë ish-udhëheqësit shqiptar Esat Pasha në qershor të vitit 1920.
Tre plumbat që goditën trupin e tij në mesditën e 14 qershorit përpara hotelit “Continental” në Paris

Deklaratat e para të bëra para autoriteteve franceze nga autori i atentatit Avni Rustemi dhe motivet e kësaj vrasjeje

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›