E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fëmija robot”, përkëdhel dhe gjuan me shkelma



Kohët e fundit kemi dëgjuar për robotë që lëviznin dhe komandohen me lehtësi. Nuk kemi dëgjuar ndonjëhërë megjithatë për një lodër të re elektronike që reagon në mënyrë emocionale ndaj prekjeve dhe zërave që dëgjon në ambjente të ndryshme. Ky robot është shpikur nga shkencëtarët e universitetit të Bristolit dhe ata me entuziazëm e kanë quajtur “Heart Robot”, i prirur të ndjejë prekje dhe zëra të qetë, por kur përballet me zhurmë dhe lëvizje ritmike, pulsi i rritet shpejt dhe fillon të gjuajë me shkelma. “Heart Robot duket si një kombinim i jashtëtokësorit nga filmi ET dhe Gollumit (nga filmi Mbreti i Unazave), ndërkohë që madhësia e tij është e njëjtë me atë të një fëmije të vogël. Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme kur e shohin. Ose dëshirojnë ta përqafojnë dhe lëmojnë ose e ruajnë si të jetë një foshnje. Ka edhe nga ata që tentojnë ta frikësojnë dhe në moment foshnja robot rebelohet”,- është shprehur Holly Cave e cila ka ndihmuar në promovimin e kësaj lodre në dukje perfekte. Shkencëtarët që e kanë shpikur theksojnë që qëllimi i tyre ka qenë të vërtetojnë se çfarë ndodh në rast të ndërveprimit emocional në mes të makinave dhe qenieve njerëzore. “Ai është gjysmë robot, e gjysmë lodër. Mund ta merrni rreth e rrotull, por ka reagime “të lindura” dhe kjo vihet re nga veprimet e tij”,- sqaron Holly.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›