E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish “Dirty Dancing” për Patrick Sëayze



Më 2004 u prezantua (pa sukses) “Havana Nights” me Diego Luna dhe për fansat e filmit kult “Dirty Dancing ky fim ishte një dështim i vërtetë. Tashmë nga Hollivudi vjen një lajm vërtet i rëndësishëm. Sipas faqes personale të Sëayzë, i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme, aktori ka menduar të interpretojë sërish rolin e balerinit Jonny Castle. Kush e di nëse edhe protagonistja Jennifer Grey që interpretonte të ëmblën “Baby” do të jetë e pranishme në filin e ri. Një burim pranë aktorit, ka pohuar për gazetën anglee “Metro”: “Ky është një lajm fantastik për Patrick dhe fansat e tij në mbarë botën. Po reagon në mënyrë të përkryer ndaj sëmundjes duke u ndier në formë për t’u rikther me rolin që e bëri të famshëm në botën e kinemasë. Të shohim se çdo të vendosë të bëjë”. Aktori 55 vjeçar i është rikthyer punës, duk lënë mbrapa vuajtjet dhe dëshpërimin. Aktualisht Sëayze është duke u përgatitur për skenat e filmit të tij të ardhshëm “The Beast” i cili do të pritet të dalë vitin e ardhshëm. Në këtë film aktori do të luajë rolin e një agjenti të FBI-së i cili përdor metoda jo shumë të ligjshme por shumë efikase. Përkrah tij qëndron aktorja australiane Travis Fimmel, ish-modelja e Calvin Klein. Edhe pse i zënë me punë, Sëayze gjen kohë edhe për t’u kuruar në qendërën mjekësore të San Franciscos. Pas disa ditësh do të kuptojmë nëse vërtet Sëayze do t’i rikthehet rolit të Jonny Castle për të emocionuar sërish miliona fansat që u dashuruan me të në vitet 80.

Edhe Missy Elliott do të adoptojë një fëmijë

Këngëtarja e muzikës rep, Missy Elliot, po planifikon të adoptojë një fëmijë. Shkak i këtij adoptimi është bërë frika nga lindja natyrore. Këngëtarja e hitit të famshëm, “Get Ur Freak On”, për jetën private të së cilës shumë pak dihet, është shprehur se dëshiron të ketë familje, por pengesë për këtë dëshirë të madhe bëhet frika nga sjellja në jetë e një fëmije. “Unë i dua fëmijët, por mbase do të adoptoj. Nuk e di nëse mund ta përballoj dhimbjen të cilën e përjetojnë femrat gjatë lindjes së fëmijëve”,- ka thënë Missy në dukje agresive.

Knowles imazhi i ri i “Armani Jeans”

Ka ecur në hapat e motrës Beyonce dhe është zgjedhur imazhi i shtëpisë së modës, “Armani”. Ylli i këngës, “I Decided”, Solange Knowles do të jetë ambasadore e koleksionit më të ri të xhinseve të Giorgio Armanit. “Armani Jeans” shpreh vizionin tim për një mënyrë të re të jetesës, të pavarur dhe të arsyeshme, me një ndjeshmëri të fortë dhe “cool” të modës. Solanges duket se i përshatet më së miri ky stil dhe në këngën e re sjell diçka shumë të ngjashme me vizionin e saj. Beyoncé Knoëles nuk mbetet mbrapa, ajo tashmë është imazhi i parfumit “Emporio Armani Diamonds”.
Sipas revistave më të njohura botërore, njerëzit mbase nuk do të përqëndrohen se çfarë thotë Solange, por ata nuk mund të mo përqëndrohen në ato që thotë Armani. Mesa duket, duke përfituar nga ky rast, albumi i dytë i këngëtares, do të jetë në qendër të vëmendjes të mbarë botës së modës.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›