Tata Nano vjen në Europë me çmimin 2500 dollarë
Prodhuesit indianë të automjeteve kanë planifikuar që Tata Nano-n t’ia ofrojnë edhe tregut europian edhe pse të vetëdijshëm se ajo ditë është e largët. Pengesat që has ky automjet për të kaluar në tregun e fuqishëm perëndimor kanë të bëjnë normativat e sigurisë dhe ekologjisë që kërkohen nga Bashkimi Europian. Për të tejkaluar këtë problem, këtyre prodhuesve do t’u duhej të shpenzonin shumë para për të përmirësuar cilësinë e automjetit çka do të rriste njëkohësisht edhe çmimin përfundimtar. Megjithatë duket se për momentin është gjetur një zgjidhje e mesme e cila ka të bëjë me shfrytëzimin e rrjetit të shitjes së prodhuesit të njohur italian, Fiat. Në këtë mënyrë Nano do t’u shitet europianëve por jo nën markën Tata, por si Fiat Nano. Tani ekziston mundësia që të shfrytëzohet rrjeti i shitjes së prodhuesit italian, Fiat, në mënyrë që Nano t’i shitet europianëve, por jo nën markën Tata, por si Fiat Nano. Fiat e Tata Motors edhe më herët kanë bashkëpunuar për prodhimin e motorëve të automjeteve prandaj arritja e një marrëvshje të tillë nuk përbën ndonjë çudi. Fiat Nano mendohet të shitet vetëm 2.500 dollarë amerikanë megjithatë kompanisë Fiat do t’i duhet të rristë masat e sigurisë së automjetit por edhe të modifikojë motorin për të përmbushur kështu satandartet e kërkuara. E veçanta e këtij automjeti qëndron tek motori me 624 kubikë dhe 30 kuaj fuqi. Një motor kaq i vogël penalizon sigurinë por në të njëtën kohë redukton ndjeshëm konsumin e karburantit.
2 Gusht 2008