Delneri: Do shkoj te Juve. Samp zyrtarizon lamtumirën
Tashmë është zyrtare: Luixhi Delneri nuk do të jetë më trajneri i Sampdorias. Pasi i ka siguruar kësaj skuadre turin paraeliminator te Champions League, tekniku nëpërmjet telefonit, i ka pohuar presidentin Rikardo Garrone vullnetin për të pranuar ofertën e Juventusit për sezonin e ardhshëm. Delneri do të shkojë në Torino së bashku me Bepe Marota. “Por ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Sampdorias. Ndërsa vetë Juve përgatit ringritjen. Si fillim bëhet fjalë për një listë lamtumirash, në të cilën përflitet të jenë edhe brazilianët Diego e Filipe Melo. Vetë fantazisti ka nënvizuar se “nuk e di nëse e ardhmja ime do të jetë te Juve”. Sytë kthehen nga merkato, ku shfaqet emri i Antoni Kasanos. Del Neri lë një portë të hapur: “Unë dhe Antoni në një ‘big’? E kam menaxhuar te Samp, mund ta bëj kudo”. Nëse Diego do të shitej, Kasano mund të rifutet sërish në planet e bardhezinjve: një dyshe e papërmbajtur me Xhekon ose Forlan.
#