E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Delta”, 5 kryetarë bashkie në një mendim

21/05/2005  DURRES - Programi “Delta” ka mbledhur në Durrës pesë kryetarë të bashkive të përfshira në këtë program, për të shkëmbyer mendime rreth efektivitetit dhe ideve që kanë zonat e pilotuara. Në diskutimet e tyre, kryetarët e bashkive të përfshira në programin “Delta” kanë ndarë të njëjtin mendim rreth krijimit të një forumi me pjesëmarrjen e tyre të përbashkët për të unifikuar mendimin në kërkesat që ata kanë në adresë të qeverisë. Ata kanë vlerësuar se do t’i shërbenin më mirë bashkive të tyre, nëse para shtetit do të paraqiteshin me njëzë të përbashkët, ndërsa kanë paraqitur mendime kryesisht për klasifikimin e programeve dhe projekteve prioritare në bashkësinë ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre drejtues. Programi “Delta” ka pilotuar me sukses në 7 bashki të Kosovës në vitet 2002-2003, dhe më pas është shtrirë në kuadrin e një projekti pilot në Durrës, Shkodër, Korçë, Berat dhe Lezhë. Bashkia e Durrësit përmes programit “Delta” ka fituar 15 milionë euro në 17 projekte, kryesisht rikonstruksione të rrugëve dhe kanalizime. Programi është fillimisht njëvjeçar dhe do të zbatohet nën kujdesin e Fondacionit për Autonomi Vendore në qeverisje. Drejtim kryesor i programit është trajnimi në hartimin e planeve për nxitjen e zhvillimit ekonomik, këshillimi në formulimin e planeve dhe udhëtime studimore në vendet perëndimore për të marrë praktikat më të përparuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›