Kuba dëbon dy eurodeputetë
21/05/2005 Kuba ka dëbuar dy deputetë evropianë që kishin planifikuar të merrnin pjesë në një mbedhje të opozitës të planifikuar për të premten. Njeri prej tyre, senatori çek, Princ Karel Shvarcenberg, tha se policia kubane e kishte marrë atë nga hoteli dhe e kishte hipur në avion për ta nisur në Evropë. Princi e dënoi këtë gjest si një veprim të një shteti totalitar. Zyrtari tjetër, deputeti gjerman, Arnold Vac, u njoftua se ishte dërguar në aeroportin e Havanës. Këta eurodeputetë ishin në radhët e një grupi deputetësh evropianë të ftuar në Asamblenë për Promovimin e Shoqërisë civile, një takim i organizuar nga grupet disidente, të cilat janë të ndaluara nga qeveria kubane. Megjithatë një grup disidentësh thonë se ata do të bojkotojnë këtë takim.