E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kina rrit tarifat e eksporteve

21/05/2005  Kina duket se ka bërë një gjest pajtues në mesin e një debati të nxehtë lidhur me tekstilet. Autoritetet në Pekin planifikojnë të rrisin muajin e ardhshëm tarifat e eksporteve për 74 kategori rrobash. Në pamje, kjo duket një kthesë e madhe nga Kina. Vetëm të enjten, ministri i Tregtisë, Bo Xilai, e akuzoi SHBA-në dhe Evropën se po ndjekin standarde të dyfishta për tregtinë e tekstileve dhe përjashtoi kufizimin e volumit të eksporteve të Kinës. Eksportet kineze të tekstileve u rritën me 30 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, pas përfundimit të një sistemi të gjatë kuotash ndërkombëtare. Kjo rritje konsiderohet si kërcënim për rreth tremilionë vendet e punës në industrinë tekstile në SHBA dhe BE, ku kostoja e prodhimit është shumë më e lartë se sa në Kinë. Plani për të rritur tarifat e eksporteve të tekstileve është një sinjal se Kina po u vë veshin shqetësimeve amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›