E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karimov: Jo hetim ndërkombëtar

21/05/2005  Kombet e Bashkuara thonë se Presidenti uzbek, Islam Karimov, ka hedhur poshtë kërkesat për një hetim ndërkombëtar për vrasjet javën e kaluar nga forcat e sigurisë të një numri të madh demonstruesish antiqeveritarë në qytetin e Andixhanit. Ai i tha Kombeve të Bashkuara se lejimi i diplomatëve dhe gazetarëve për të vizituar Andixhanin javën e kaluar ishte i mjaftueshëm. Megjithatë në një intervistë dhënë BBC-së, Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Luis Arbor, tha se vizita e shkurtër dhe tejet e kontrolluar nga autoritetet, nuk ishte e mjaftueshme për të mësuar më shumë fakte. Qeveria uzbeke thotë se 169 vetë u vranë, shumica e tyre militantë islamik. Por organizatat e të drejtave të njeriut, thonë se ato besojnë se deri njëmijë civilë mund të jenë vrarë dhe se ushtarët uzbekë kanë bërë edhe ekzekutime të disa prej të plagosurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›