Tri studio italiane për Durrësin e ri

21/05/2005 Shpallen fituesit për studimin e qendrës së qytetit bregdetar
DURRES - Tri studio italiane kanë fituar të drejtën për të qenë pjesëmarrëse në fazën e dytë, që do të organizohet për studimin e qendrës së qytetit të Durrësit. Juria, e kryesuar nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, pas kalimit të dosjeve të secilës firmë pjesëmarrëse, ka kualifikuar tre nga tetë studiot, që kanë marrë pjesë dhe të tri studiot vijnë nga shteti fqinj, Italia. Një muaj më parë, Departamenti i Urbanistikës, pranë Bashkisë, ka deklaruar se konkursi do të organizohet në dy faza dhe pas asaj të zhvilluar dje me një juri të përbërë nga ekspertët më të mirë të departamenteve dhe instituteve kryesore vendëse, do të zhvillohet faza e dytë. Në fazën e dytë, juria do të jetë ndërkombëtare, kanë deklaruar ideatorët e nismës për organizimin e studimit, por që do të kryesohet nga Kryeministri shqiptarë dhe i vetmi përfaqësues i bashkisë do të jetë kryetari i saj. Dje, paradite, para jurisë prej nëntë anëtarë, me përfaqësim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, shoqata e arkitektëve dhe ndërtuesve, janë paraqitur studio nga Italia, Gjermani dhe Shqipëria, ku është vërejtur prania e pesë studiove italiane, kundrejt dy shqiptare. Për hartimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Durrësit, është shprehur drejtori i Departamentit të Urbanistikës, ark.Eldar Çelkupa, kanë shprehur interes shumë studio dhe për të organizuar të dy fazat, bashkia ka ndjekur standarde të karakterit ndërkombëtar. Studiot e projektimit janë përzgjedhur në bazë të CV-ve të tyre dhe pas votimit nga anëtarët e jurisë janë përzgjedhur tri studio, të cilat janë: Facilta Di Architettura Pescara (Itali), Politecnica, Firence (Itali) dhe Protec s.r.l, Napoli (Itali). Studiot fituese, që kaluan fazën e parë të konkurrimit, do të duhet që brenda 60 ditëve të paraqesin në Bashkinë e Durrësit nga një projekt-ide se si e kanë ideuar qendrën e re të Durrësit. Në fazën e dytë do të ketë përsëri një konkurrim mes tyre, që do të vendoset përballë jurissë ndërkombëtare dhe sipas renditjes, ata do të shpërblehen, duke marrë vendi i parë 12 milionë lekë, vendi i dytë 3 milionë lekë dhe vendi i trete 2 milionë lekë, të fondit prej 17 milionë lekë të buxhetit të Bashkisë së Durrësit, të vënë në funksion të studimit të qendrës së Durrësit. Drejtori i Departamentit të Urbanistikës, në Bashkinë e Durrësit, Eldar Çelkupa, ka thënë se, sapo të depozitohen projekt-idetë e studiove pjesëmarrëse të fazës së dytë të konkurrimit dhe pasi studiot të marrin shpërblimin, ato do të bëhen pronë e bashkisë. Ai tha se “qëllimi i mbajtjes së projekt-ideve bëhet me qëllim që specialistët e bashkisë së Durrësit të shohin me kujdes të tre projekt-idetë, dhe të kemi të drejtën për të ndërhyrë dhe bërë sugjerime në lidhje me elementë të ndryshëm, që studio fituese e projektimit nuk i ka parashikuar, por që janë të detajuara në projekt-idetë e dy studiove të tjera. Me përfundimin e fazës së dytë, projekti fitues do të bëhet objekt i KRRTRSH-së, e cila do të duhet t’i japë rrugë miratimit të studimit urbanistik të qendrës së re të Durrësit. Një element më vete, dhe që është kualifikuar si shumë i rëndësishëm për të vlerësuar fituesin, është cilësuar niveli i konsideratës që do të marrë projekti për mbrojtjen e arkeologjisë dhe zonës arkeologjike të Durrësit.
1.Space-Architekturebyro-Radovani (Gjermani)
2.Protec s.r.l-Napoli
(Itali)
3.Politecnica-Firence
(Itali)
4. Provana-Torino
(Itali)
5.Kovaçi-A&I Design-Velia
(Shqipëri)
6.Facolta Di Architettura-Pescara (Itali)
7.Studio Associato Fuzio-Bari (Itali)
8.Ecoplan-Arkitekturbyro
(Shqipëri).