E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva reagon shoqata e ish-te perndjekurve politike ne Elbasan

Shoqata e ish-të përndjekurve politike në Elbasan e ka cilësuar grevën e urisë që po zhvillohet  në Tiranë si skenar të PS-së dhe të Edi Ramës. Në emër ish të-persekutuarve politikë të Elbasanit, Ilirjana Herri u shpreh se ata që janë në grevë nuk mund të jenë përfaqësues të ish-të përndjekurve pasi kane qenë të dënuar për krime ordinere. Më tej ajo deklaroi se ish të përndjekurit e Elbasanit nuk mund të pajtohen me aktet që iniciojnë ish-persekutorët të cilët jo vetëm nuk dhanë dëmshpërblime por nuk kërkuan as falje për krimet. 
Shoqata e ish-të përndjekurve Elbasan bën të ditur se nuk do të bjerë kurrë pre e këtyre manipulimeve për të rrëzuar qeverinë. Ata i kanë bërë thirrje grevistëve që të tërhiqen sa më parë nga kjo grevë që sipas tyre i ka shkaktuar dëm Shqipërisë dhe ka fyer shtresën e ish-të persekutuarve.
Edhe shoqata e ish-të përndjekurve në Tropojë shprehet se greva e urisë në Tiranë është politike. Sipas tyre mbështetja dhe organizimi i saj prej  Partisë Socialiste nxjerr qartë synimet e kësaj force politike për rrëzimin e  qeverisë demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›