Delvinë, arrestohet për kanosje, i gjenden 2 mijë fishekë luftarakë
DELVINË- Një 26- vjecar është arrestuar nga uniformat blu të Delvinës pas nj sherri me bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet në fshatin Shelegar, në rrethin e Delvinës.
Policia bën me dije se 26-vjecari Kosta Kolojani ka kërcënuar me thikë bashkëfshatarin e tij, Çlirim Hyko 35-vjeç pronar i lokalit ku ka ndodhur kjo ngjarje pas një sherri për motive banale.
Pas denoncimit nga ana e pronarit të lokalit policia kanë kryer një kontroll në banesën e 26-vjeçarit Kosta Kolajani, ku ka sekuestruar rreth dymijë fishekë luftarakë si dhe një thikë, të cilën e kishte me vete në momentin e sherrit .
Policia ndaloi 26-vjeçarin Kosta Kolajani për veprën penale ‘kanosje’ dhe ‘prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’.
(e.m/ata/BalkanWeb)