Prokuroria: Tre vrasje pa prova, dosja drejt pezullimit
13/06/2011 Predhat e tre demonstruesve të deformuara, fati i tyre në dorën e ekspertit të FBI-së
“21 janari”, akuza e kryeqytetit në dorë të ekspertit të FBI-së
TIRANE-Kur po afrohet gjashtëmujori i vrasjes së tre demonstruesve të 21 janarit Aleks Nikaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka arritur të sigurojë prova bindëse që provojnë autorësinë e vrasjes së tre shtetasve. Plot 6-të muaj hetime intensive, përgjime, ekspertime armësh, marrje në pyetje e shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rezultat mbi fatin misterioz të vrasjes së tre demonstruesve. Për gjatë këtyre muajve sytë e prokurorëve kanë qenë të drejtuar nga efektivët e Gardës së Republikës, por që në fakt asnjëri prej tyre deri më tani nuk është zbuluar si vrasësi i Aleks Nikaj, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtaj. Momentalisht dosja voluminoze është duke u hetuar nga specialistët më të mirë të Prokurorisë, por duke qenë se hetimi ndodhet në këtë situatë të mjegullt dhe me mungesë të provave, ka shumë mundësi që në ditët në vazhdim akuza e vrasjes për tre viktimat e lartpërmendura të pezullohet. Vendimi i pezullimit ende nuk është marrë për shkak se prokurorët kërkojnë që predhat 9 mm të ekspertohen për herë të fundit nga një ekspert i FBI-së, që pritet të vijë shumë shpejt në Tiranë. Predhat e sekuestruara në vendin e ngjarjes dhe trupin e viktimave, janë ekspertuar nga specialistët shqiptarë, por në fakt ata s’kanë qenë në gjendje të përcaktojnë elementët identifikues, duke i cilësuar predhat të deformuara e për pasojë kanë dalë në konkluzionin përfundimtar të pakrahasueshme me prova dhe elementë të tjerë. Ndërkohë që shumë nga dëshmitarët okularë janë pyetur dhe ripyetur, por asnjëri prej tyre s’ka dhënë detaje konkrete mbi rrethanat e vrasjes së tre demonstruesve. Konkluzionet e arritura deri në këtë fazë hetimore, s’kanë mundur të përcaktojnë asgjë rreth fatit të tyre, duke e mbuluar akoma dhe më tepër me mister tre vrasjet e demonstratës së 21 janarit. Ndërsa për sa i përket ekzekutimit të demonstruesit Zivër Veizi, Prokuroria ka identifikuar si autor të saj gardistin e njësisë nr. 1 Agim Llupo. Ky i fundit jo vetëm që u kap ‘mat’ nga kamerat e televizioneve, por u tradhtua edhe nga automatiku i tij MP-5, vjaskat e të cilit korresponduan me predhën 9 mm të sekuestruar në trupin e viktimës Ziver Veizi.
E.Qyno