Vlorë, mbytet anija me vela, shpëtohen 2 gjermanët
VLORE-Dy turistë gjermanë i kanë shpëtuar mrekullisht mbytjes në det pasi dëmtimit që pësoi varka e tyre turstike në afërsi të Palasës.
Sot pasdite rojat bregdetare janë njoftuar për dy turistë gjermanë që kanë kërkuar ndihmë pasi u mbyt anija e tyre e vogël me vela më të cilën ata udhëtonin përgjatë bregdetit shqiptar. Fatmirësisht rojat bregdetare kanë mbërritur në kohë duke shpëtuar 2 gjermanët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Konfirmohet se dy gjermanët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po shoqerohen aktualisht për akomodim në qytetin e Himarës.
(d.b/BalkanWeb)