Delvinë, fshati minoritar: Kërkojmë ndihmën e ‘Agimit të Artë’
Grupimi neonazist “Agimi i Artë” në Greqi është kërkuar të vijë për të vënë drejtësi dhe rend në dy fshatra të minoritetit grek në Delvinë. Ndërhyrja e tyre është kërkuar përmes një e-maili të publikuar në portalet greke që pretendojnë Vorio-Epirin. Ka qenë Jorgo M. nga fshati Livinë, në afërsi të Hidrocentralit të Bistricës, që ka bërë thirrje për ardhjen e “të fortëve” të “Agimit të artë”. Kërkesa mbyllet me fjalët “E vetmja gjë që kërkojmë është të na mbështesni. Jepni rastin të mësojë çdo grek për kë luftoni ju”. Sipas kërkuesit, që mësohet të jetë kryeplak i fshatit Livinë, “Agimi i Artë” është kërkuar të ndërhyjë pas përplasjes dyvjeçare mes fshatarëve të Livinës dhe firmës së gurores.
Ata e akuzojnë firmën se ka shkatërruar sipërfaqet e tokave përreth tyre dhe shtratin e lumit, duke e shfrytëzuar për prodhim rëre dhe inertesh të tjera, megjithëse firma disponon gjithë dokumentacionin dhe lejet, ndërkohë që ka fituar edhe gjyqet me fshatin Livinë. Këto marrëdhënie mes fshatit dhe firmës së ndërtimit janë acaruar më tej për projektin e firmës, që kërkon të hapë një gurore të re midis fshatrave Livinë dhe Velahovë. Kjo është kundërshtuar nga fshatarët duke u vënë përballë firmës edhe me episode të dhunshme, pasi ata pretendojnë që firma i ka fituar gjyqet në rrugë korruptive. Ajo që ka nxitur fshatin të kërkojë mbështetjen e “Agimit të Artë” është pretendimi se ata janë përballur ditët e fundit me forca policore që kanë shkuar në mbështetje të firmës.
Pretendohet se kanë qenë 40 njerëz të angazhuar, të cilët në vend të armëve kanë pasur shkopinj dhe kamzhikë. Fshatarët kanë denoncuar përdorimin e dhunës nga ana e tyre, duke thënë se janë goditur burra e gra, që dolën të pengojnë ardhjen e tyre. Mes tyre më keq u tha se është qëlluar një grua, e cila ra pa ndjenja përtokë, nënë e dy fëmijëve. Sipas letërshkruesit Jorgo M., njerëzit e angazhuar për të vënë “drejtësinë” e firmës në vend, i kanë vënë zjarrin një makine të tyre dhe për këtë kanë akuzuar më pas fshatarët. Kjo, sipas këtyre të fundit, është përdorur si alibi për të bërë shoqërimin e disa njerëzve në komisariat, ku përfshihet edhe arrestimi i një gruaje. “Policia shqiptare u hoqi targat automjeteve të të rinjve që kundërshtuan”. E gjitha jetesa dhe përballja me një presion të tillë konsiderohet “e vështirë përballë shtetit shqiptar”, pasi konkludohet se ky shtet “nuk na përfill dhe është indiferent karshi nesh, ngaqë jemi grekë”. Në fakt, edhe vëllezërit Papajani të firmës janë gjithashtu minoritarë grekë, njëlloj si banorët e dy fshatrave që qëndrojnë përballë tyre.
(e.m/GazetaShqiptre/BalkanWeb)