Napoli-Milan 2-2, El Shaarawy shënon dy herë
Milani i trajnerit Alegri ka arritur të marrë një pikë në Napoli, falë talentit 20-vjecarë, Stephan El Shaarawy.
Pjesa e para e takimit ka qenë me ritëm të kënaqshëm e me raste për të dyja ekipet, por lojtarët e Napolit kanë qenë më të saktë, duke shënuar dy herë, me anë të Inler e Insigne. Duhet theksuar se në të dy golat e parë portieri i Milanit, Abiati nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Në minutën e 44-të takimit do të vinte dhe goli i parë i Milanit me talentin 20-vjeçarë, Stephan El Shaarawy.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Milanit ishin më kërkues. Ishte sërish golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, i cili do të shënonte golin e barazimit për Milanin, në minutën e 83 të takimit, pas një topi të marrë nga Robinho.
Pas ndeshjes së 13-të, Napoli mbetet 5 pikë pas Juventusit kryesues, ndërsa Milani nëse vazhdon me këto ritme, atëherë do të luftojë për mbijetesë në pjesën e mbetur të sezonit.
(a.k/BalkanWeb)