E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin Çelsi e Junajtid, Siti merr kryesimin

Mançester Siti ka marrë i vetëm kreun e Premier Ligës, pas disfatave të pësuara nga Mançester Junajtid e Çelsi në transfertat e dje-shme. Skuadra e Roberto Mançinit shkatërroi 5-0 Aston Vilën, ndërsa Mario Baloteli qëndroi sërish në tribunë. “Mario nuk luajti se kështu vendosa unë. Kush nuk punon mirë, nuk meriton të luajë”, sqaroi Mançini pas takimit. Ndërkohë, humbje e rëndë për Mançester Junajtid, që u mposht 1-0 në fushën e Noruiç, falë një goli të Pilkington në minutën e 60-të. Junajtid nuk arriti të bënte përmbysjen e zakonshme, falë edhe një mbrojtjeje të ngjeshur të vendasve. E ndërkaq, Çelsi u mund 2-1 në fushën e Uest Bromuiç Albion, në një rezultat mëse të merituar. Blutë e Londrës e nisën takimin shumë keq, duke mos patur zhdërvjelltësinë e zakonshme dhe duke pësuar gol pas vetëm 10 minutash. Në fundin e pjesës së parë Hazard barazoi me kokë, por Odemuingi i dha fitoren Uest Bromit, me golin e minutës së 50-të. Në takimet e tjera, Arsenali shkatërroi 5-2 Totenhemin në derbin e Londrës edhe pse u gjend në disavantazh 0-1. Dalja me të kuqe e Adebajor për një ndërhyrje brutale, bëri që “Topçinjtë” të përmbysnin gjithçka që në pjesën e parë, duke e kthyer ndeshjen në një shëtitje.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›