Delvinë, gjendet një arsenal armësh

Gjendet nga policia një arsenal armësh në fshatin Llakopin të Delvinës. Policia e Delvinës, ka nisur në bazë të disa informacioneve paraprake, ka gjetur arsenalin e armëve të fshehur. Kështu policia ka sekuestruar 4 arka me fishekë, 30 granata, 1 automatik model 56 dhe kuti me ndezësa. Policia po punon për gjetjen e autorëve të mundshëm.