E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, kapet duke vjedhur supermarketin, ndalohet 41 vjeçari

Një 41 vjeçar është kapur ditën e djeshme duke vjedhur supermarketin në qendër të qytetit të Delvinës. Burime nga Komisariati i Delvinës bëjnë të ditur se në orët e para duke gdhirë dita e djeshme është kapur në kushtet e flagrancës Ilir Veliko, duke vjedhur në supermarketin me pronar shtetasin Agim Baxho. Sipas burimeve policore, Ilir Veliko kishte hyrë në objektin tregtar, duke prerë me mjetë prerëse derën e lokalit dhe ka  përvetësuar duke mbushur thasët me mallra ushqimore, si djathë, oriz, makarona, paketa  dhe sende të tjera. Ai është pikasur nga patrulla e grupit të gatshëm dhe është shoqëruar në komisariat duke realizuar dhe ndalimin e tij. Dokumentacioni në ngarkim të 41- vjeçarit Ilir Veliko, banues në Delvinë, është plotësuar në vendngjarje dhe i është përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme me akuzën e vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›