E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, pallati i kulturës rikthehet në identitet

Qeveria ka akorduar 50 milionë lekë për rikonstruksionin e pallatit të kulturës në fshatin Lapardha. Ky pallat kulture është ndërtuar 60 vjet më parë, por pas vitit 1990 ishte kthyer në magazinë. Burime nga sektori i kulturës në komunën e Otllakut bënë të ditur se është dashur një fond prej 50 milionë lekësh për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë dhe për të kthyer në identitet funksioni pallatin e kulturës. Të njëjtat burime pohuan se pallati i kulturës është kompletuar me të gjitha anekset dhe komoditetet që i nevojiten për funksionin e tij. Ambientet e brendshme të pallatit janë të shtuara me materiale si tapeta, salla me karrige dhe perdet e skenës etj. Salla më e madhe shërben për koncerte të ndryshme dhe takime të ndryshme, pasi ka një kapacitet prej më shumë se 350 vende, madje në ditët në vazhdim kjo qendër u vjen në ndihmë të gjitha shkollave, të cilat zhvillojnë aty orët e kulturës masive. Në të dyja sallat, në këtë qendër kulturore janë vënë video projektor, ndriçim i plotë si dhe kompjutera për zhvillim mësimi, apo takimeve të ndryshme si seminare e takime të tjera pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›