E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, të dënuarit dhurojnë gjak për talasemikët

Të dënuarit e burgut të ri të Drenovës në juglindje kanë dhuruar gjak për spitalin e Korçës. Kanë qenë 15 të dënuar, që janë të vendosur në burgun e Drenovës vetëm 5 kilometra larg Korçës, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë dhuruar gjak. Iniciativa e tyre ka qenë për herë të parë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur thirrjes të Kryqit të Kuq për të ndihmuar të sëmurët talasemikë dhe jo vetëm. Banka e Gjakut në Korçë ka nisur një fushatë sensibilizimi, ndërkohë që ka mungesa të theksuara në spitalin rajonal të juglindjes. Në këto kushte, të parët që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje ndihme kanë qenë të burgosurit që gjenden të izoluar në burgun e Drenovës. Gjatë mesditës së djeshme kanë qenë 15 të dënuarit e parë që kanë dhuruar gjak, ndërsa kësaj iniciative do t'i bashkohen dhe të dënuar të tjerë, të cilët janë shprehur të gatshëm të japin gjak për të shpëtuar jetë, ndonëse mund të kenë qenë vete atë që kanë kryer krime duke iu marrë jetën personave të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›