Durrës, abuzimet me pronat, dyfishohen ankesat në Prefekturë

Komisioni vendor i verifikimit të titujve të pronësisë ka në shqyrtim 240 ankesa
Abuzimet me pronat kanë bërë që të dyfishohet numri i ankesave të depozituara pranë komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë në prefekturën e Durrësit krahasuar me dy javë më parë. Aktualisht, komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, ka marrë në shqyrtim 240 ankesa. Nga këto, 165 janë në pritje të daljes së akteve nënligjore lidhur me procesin e mëtejshëm. Sipas prefektit Klodjan Pajuni, pas verifikimit është konstatuar se ka parregullsi në ndarjen e tokave sipas ligjit 7501. Numri më i madh i kërkesave për të verifikuar titujt e pronësisë dhe për mënyrën e shpërndarjes së tokës vijnë nga Spitalla, Ishmi, Katundi i Ri, Manza, Thumana, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Për shumë nga këto ankesa, çështja ka mbetur mes një konflikti tashmë të shpallur e të bërë publik mes përfituesve të tokës bujqësore dhe zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Durrës. Janë 294 aplikime në Hipotekë, të cilat kanë mbetur pezull në pritje të akteve nënligjore që pritet të dalin së shpejti. Spitalla, Manza, fshati Radë, Kameras dhe Thumana janë vendosur në krye të listës deri më tani për nga problematika që ka dalë në terren. Një sërë mosmarrëveshjesh kanë kaluar edhe në gjykatë. Nga ana tjetër, me nisjen nga puna të komisionit të verifikimit në nivel prefekture ankesat kanë nisur të depozitohen në mënyrë sistematike. Një pjesë e fshatarëve edhe pse kanë aktin e marrjes në pronësi të tokës nga komisioni i kohës, nuk kanë certifikatën e pronësisë që lëshohet nga hipoteka. Kjo e fundit është urdhëruar nga drejtoria e përgjithshme e regjistrimit të pronave në Tiranë, të mos veprojë deri sa të shprehet qeveria me një sërë aktesh të tjera nënligjore. Plot 294 praktika që i përkasin vitit 1994 janë mbyllur në një dosje në pritje të zhvillimit të takimit të komisionit shtetëror të ndarjes së tokës, ndërsa këtij numri i janë shtuar edhe 165 ankesa të reja. Por ka shumë fshatarë që kanë deklaruar me shkrim se në fshatin e tyre toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501 dhe kjo ka lënë shumë familje me pak tokë dhe një pjesë tjetër kanë përfituar më shumë sesa afron ligji. Ndërsa këto aplikime do të shqyrtohen me jo pak vëmendje komisioni do të marrë në konsideratë edhe aplikimet që vinë lidhur me konfliktet ende të pazgjidhura mes fermerëve kufitarë, fshatrave kufitarë dhe komunave. Pra shumë njësi të vogla vendore dhe parcela fermerësh nuk kanë ende kufijtë e shtrirjes së zotërimit të tyre. Ka konflikte jo vetëm mes fshatarëve për çështje kufijsh, por edhe mes komunës Xhafzotaj e komunës Katund i Ri, apo fshatrave Shtrezë e Shahinaj në komunën Gjepalaj ku është bërë ndarja e tokës, por fshati Likesh dhe Shetel nuk kanë as librin e ngastrës për të vërtetuar sipërfaqen e dhënë çdo familje dhe as aktin e marrjes së tokës në pronësi. Shumë shpejt do të afrohen aktet nënligjore, të cilat do të hapin dritën jeshile për tu dhënë zgjidhje ankesave të depozituara. Ky komision vendor në prefekturën e Durrësit ka sistemuar të gjitha rastet e ankesave si dhe pikat që kërkojnë zgjidhje nga vendimi që pritet të merret në takimin e parë të komisionit shtetëror të tokës. Ndërsa për tokat e fermave është zgjedhur kjo metodë pune për sipërfaqen e tokës së vijës bregdetare, nuk do te pranohet asnjë kërkesë nga ish- pronarët. Sipas prefektit, vetë komisioni i ngritur në prefekturë do të verifikojë ndarjen e çdo toke në bregdet.