Delvinë, në pranga për vrasjen e ‘97-ës
Një tjetër person është arrestuar dje si i akuzuar për vrasjen në mars të 1997-ës të një gruaje në Qafën e Muzinës. Ardian Soko, 37 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, u arrestua pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Bilal Mehmeti ka vrarë me armë zjarri shtetasen Eleni Koka dhe më pas kanë vjedhur automjetin tip "Mercedes Benz" që drejtohej nga bashkëshorti i viktimës, Stefan Koka. Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 1997 në kthesat e Qafës së Muzinës, por zbardhja e saj u bë e mundur vetëm pak javë më parë, në sajë të bashkëpunimit me policinë të bashkëshortit të viktimës, i cili jetonte në Greqi prej 11 vjetësh.