E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dhuna në qeli, nisin inspektimet

Ushtrimi i dhunës në dhomat e paraburgimit ka tërhequr drejt Korçës përfaqësues të Avokatit të Popullit. Revoltat e të paraburgosurve dhe greva e urisë në shenjë proteste kundër dhunës policore, ka bërë që të ngrihen grupe kontrolli dhe verifikimi për gjendjen e tyre. Inspektimi ka konstatuar se mes të burgosurve ka dhunë. Kjo bëhet e ditur nga ana e drejtuesit të zyrës së parandalimit të torturës pranë Avokatit të Popullit, Ervin Karamuço. Sipas tij, situata në dhomat e paraburgimit ka qenë e rënduar. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit tha se shumë shpejt do të jepen konkluzionet për këto raste.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›