E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, pranga 21 vjeçarit për vjedhjen e armëve

Në Delvinë, rreth orës 02.00 në fshatin Kala të Delvinës është bërë e mundur arrestimi në flagrance i shtetasit Izmir Kosta Rraku, 21 vjec, banues në fshatin Kala të Delvinës.

Arrestimi i tij u bë pasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij, ju gjet dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë gjahu teke e markes Ruse "Bajkat", e cila dyshohet se i është vjedhur shtetasit S. Xh, i cili ka bërë kallzim për vjedhjen e saj pasi dispononte edhe lejen e armës.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale të "Vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›