E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pranga 3 shtetasve, konflik pronësie

Policia e Vlorës ditën e djeshme ka bërë të mundur prangosjen e tre shtetasve, pasi janë konfliktuar për çështje pronësie, duke plagosur 2 persona të tjerë. Ndërkaq, në pranga kanë rënë Lavdosh Velo Myrtaj, 50 vjeç, Velo Lavdosh Myrtaj, 21 vjeç, dhe Ervis Lavdosh Myrtaj, 26 vjeç, të tre banues në lagjen "Kushtrimi".
 

Arrestimi i tyre u krye pasi janë konfliktuar për çështje pronësie dhe kanë plagosur me mjete të mprehta shtetasit me iniciale A. L, 30 vjeç, M. L, 43 vjeç të dy vëllezër, banues në fshatin "Trevllazër" të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›