Demaci: Kosova pjesë e KB kur ta njohë 2/3 e botës
DIBËR- Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, vlerëson se Kosova duhet të pranohet nga dy të tretat e shteteve të botës për të përgatitur sipas tij, hapin final që ka të bëjë me pranimin si anëtar në Kombet e Bashkuara.
Gjatë qendrimit të tij në Dibër, Demaci deklaron gjithashtu se një pjesë e territorit të Kosovës mbahet ende peng nga Serbia duke lënë mjaft probleme të pazgjidhura në ekonomi, buxhet, dogana etj.
“Jemi shtet i ri, por jemi ende larg pavarësisë së vërtetë”, ka deklaruar Demaçi. “Pavarësi do të thotë të kemi ushtrinë tonë që ende nuk e kemi, policinë, të mos kemi gjyqe ndërkombëtare apo prokurorë ndërkombëtar,- thotë më tej ai.
Qeveria e Kosovës mendon kreu i lidhjes së shkrimtarëve nuk i ka të gjitha kompetencat që i nevojiten. Bisedimet me Serbinë sipas Demacit duhen përqendruar në dorëzimin nga kjo e fundit të dokumentave kadastrale, kurse Bashkësia Ndërkombëtare mendon Demaci duhet ta detyrojë Serbinë që të sillet si fajtore dhe të kërkojë falje për krimet e kryera jo vetëm në Kosovë por dhe në Bosnje e vende të tjera.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)