ICO mbyll 3 zyra në Kosovë
PRISHTINË- Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), si mbikëqyrëse e pavarësisë së Kosovës edhe pse ende nuk jep datë se kur do ta përfundojë misionin e vet, tashmë ka nisur t’i mbyllë zyrat në disa komuna të Kosovës. Tri nga pesë zyrat, sa ka gjithsej ICO në Kosovë, ajo e Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit janë të parat që do të mbyllen, duke filluar nga muaji korrik.
Zyra në Prishtinë do të mbetet pa ndonjë afat të caktuar kohor, derisa e fundit do të mbyllet ajo në Mitrovicë, meqë nevojitet për të krijuar komunën e re atje. Kështu kanë bërë të ditur burime ndërkombëtare brenda ICO-së për Zërin.
Se mbyllja e këtyre tri zyrave do të ndodhë qysh në fillim të muajit të ardhshëm e konfirmojnë edhe kryetarët e komunave. Pal Lekaj, kryetar i Gjakovës, para vetëm disa ditëve kishte një takim përshëndetës me Stefano Gnocchi, udhëheqës i zyrës së ICO-së në Pejë. Arsyeja e mbylljes, siç i është thënë Lekajt, vjen pasi që komunat kanë bërë progres në respektimin apo zhvillimin e institucioneve në përgjithësi, duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë.
ICO vazhdon të thotë se data përfundimtare kur do të përfundojë në tërësi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të përcaktohet. Po ashtu, ICO nuk e përcakton as kohën se kur mund të krijohet komuna e re në veri të Mitrovicës, por zëra nga Kuvendi i Kosovës tashmë janë shprehur se do t’i bëjnë presion këtij institucioni që të shkojë sa më parë atje.
(m.a/kd/BalkanWeb)