Afganistan, niset me mision kontigjenti i 8 i forcave tokësore
TIRANE- Është nisur sot drejt Afganistanit kontigjenti i 8-të i forcës tokësore, i përbërë nga 222 paqeruajtës, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Kontigjenti do të zëvendësojë trupat komando të të kontigjentit të 3-të shtesë dhe kontigjentit të 7-të të këmbësorisë malore. Trupat komando që ndodhen në misionin e tyre do të kthehen në atdhe më 27 janar.Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontigjenti zhvilluar në ambientet e garnizonit në Zall-Herr, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjen/major Maksim Malaj, u tha paqeruajtësve se "do të vazhdoni të jeni pjesë e Komandës rajonale perëndimore të Aleancës".
"Ajo që e dallon këtë mision nga të mëparshmit është fakti se për herë të parë ai do të drejtohet nga një strukturë e re, e cila do të ketë një komandë të vetme. Kjo strukturë është pasqyrim i eksperiencës së fituar në vite, por dhe i nivelit më të lartë të përgjegjësive që ne kemi si vend anëtar i NATO-s. Synimi ynë përmes zbatimit të kësaj strukture të re është që kjo t’i shërbejë drejtimit, kontrollit dhe përdorimit më me eficensë të trupave tona në mision", tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Duke iu drejtuar ushtarakëve të cilët nisen në mision, Malaj nënvizoi se Afganistani është misioni më i rëndësishëm në historinë mbi 60-vjeçare të Aleancës dhe për këtë arsye, përfundimi me sukses i tij përbën një detyrim të madh për të gjithë vendet anëtare të saj.Komandant i misionit, që do të zgjasë 6 muaj është nënkolonel Tefik Çepa.
Trupat janë të mirëstërvitur dhe të mirëkompletuar me të gjitha materialet e nevojshme.
Pjesëmarrësit në mision kanë kryer një sërë stërvitjesh të ndryshme të programuara me tema për ruajtjen dhe sigurinë, për njohjen e terrenit, për luftën në qendrat e banuara, për luftën kundër terrorizmit, pikë kontrolli, ruajtje bazë etj.
(s.g/BalkanWeb)