Ngërci i proceseve, Nishani: Avokatët në gjyq me dy grupe
TIRANE- Një vit pas miratimit të ligjit për avokatët që kaloi me mjaft debat në parlament, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani bën publike nismat për ta ndryshuar atë sërish. Ndonëse “ndërhyrja” në ligjin ekzistues justifikohet me problemet që ka shkaktuar shtyrja pafund e gjyqeve, problemet ekzistuese në procese kanë treguar mungesën e një studimi të mirëfilltë në ndryshimin e ligjëruar një vit më parë.
“Një konkluzion në parim dhe në themel të respektimit të sigurisë dhe i të drejtës së mbrojtjes së të pandehurve, por që procedura të jetë shumë e prerë dhe përcaktuese që të mos lejojë hapësira abuzuese nga avokatët gjatë hetimit gjyqësor për të shtyrë procesin gjyqësor apo seanca, dhe që trupi gjykues të ketë hapësirën e duhur ligjore për të vazhduar procesin dhe seancën pa ndërprerje”, - ka qenë teza e hedhur nga Nishani e publikuar sot nga Gazeta Shqiptare.
Ministria e Drejtësisë pritet të paraqesë draftin për ndryshimet kryesisht për trupat e avokatëve të mbrojtjes. Bëhet fjalë për një praktikë të tillë që për proceset problematike të ketë dy grupe avokatësh. I pari të jetë me avokatë kryesisht dhe i dyti, me avokatë të listës së Dhomës së Avokatisë.
Vetëm një javë më parë pati një reagim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila jepte alarmin për rrezikimin e degjenerimit të procesit gjyqësor të Gërdecit për shkak të pengesave të shkaktuara nga shtyrjet pafund për motivin e mungesës apo largimit të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në Krimet e Rënda në të njëjtin stad ndodhej edhe gjyqi për bandën famëkeqe të Durrësit, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës i kërkonte Dhomës së Avokatisë të merrte masa ndëshkuese për avokatët. Nishani ka paraqitur projektin e tij të dy grupeve të avokatëve, që në rast se njëra palë bëhet pengesë, zëvendësohet me avokatin e palës tjetër, duke mos krijuar elementë proceduralë për shtyrje të kota të seancave. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar diskutimin e idesë paraprakisht me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, për të marrë edhe vlerësimin e tyre.
(d.b/GSH/BalkanWeb)