Bano: Lushnja nuk bën gafa si Partizani
Trajneri i verdhejeshilëve vlerëson ekipin e tij për përkushtimin dhe përfitimin në rënditje nga gafat e kundërshtarëve kryesorë
Lushnja ndodhet e shkëputur shumë pikë përpara Partizanit. Edhe pse momentalisht ndodhen me 10 pikë larg skuadrës së vendit të dytë, në kampin lushnjar janë të bindur se asgjë nuk ka përfunduar. Trajneri i lushnjarëve mendon se një fakt pozitiv për shkëputjen e skuadrës ka qenë dhe mënjanimi i gafave ndaj skuadrave të vogla.
Mungesa e favorizimeve
Në një prononcim enkas për gazetën Sporti shqiptar trajneri i skuadrës lushnjare Artan Bano tha: Tashmë na duhet të vazhdojmë me këtë ritëm që kemi nisur dhe duhet të mos na kapë euforia, pra duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Kemi një skuadër të konsoliduar, dhe pa oshilacione ndaj s duhet që të druhemi nga askush. Ne jemi një skuadër që deri më tani i kemi marrë me djersë të gjitha ndeshjet, ku jemi i vetmi ekip që nuk jemi favorizuar asnjëherë nga xhaketat e zeza, ka theksuar Bano, duke bërë një rezyme të punës së tij në krye të ekipit verdhejeshil.
Ecuria
Lushnja ka pasur një ecuri mbresëlënësë në këtë kampionat, ku ka pësuar vetëm një humbje. Edhe pse pothuajse të gjitha ndeshjet i ka luajtur jashtë fushe (pas punimeve në Roza Haxhiu) Lushnja ka treguar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke mos lëshuar në asnjë ndeshje gjatë gjithë kampionatit. Për këtë arsye Bano theksoi:
Gafat e Partizanit
Lushnja ka përfituar edhe nga gafat e kundërshtarëve në këtë sezon futbollistik , ku gafat e Partizanit kanë ndikuar në lënien e shumë pikë në kryeqytet madje edhe me skuadra modeste siç janë Naftëtari, Butrinti dhe shumë e shumë ekipe të tjera, ka theksuar Bano. Lushnja në 11 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë një nëntë fitore dhe dy barazime, të cilat kanë ndikuar shumë në shkëputjen e saj në krye të renditjes.
Loja
Loja e myzëqarëvë ka qenë në një nivel të lartë, ku nuk është hasur në asnjë pengesë nga kundërshatrët e tyre. Shkëputja e madhe nuk ka ndikuar aspak në lëshimin në lojë nga lojtarët e saj, përkundrazi, ekipi është paraqitur me të njëjtin përkushtim si ndeshjet e para.
Mbrojtja
Një nga anët më pozitive të skuadrës për këtë kampionat ka qenë pikërisht reparti i mbrojtjes, i cili ka rezultuar një ndër më të mirët në fazën e pare në kampionatet inferiore në ballkan. Por kjo gjë nuk ka rezultuar e njëjtë në fazën ë dytë, ku mbrojtja ka lëshuar disi dhe si pasojë ka humbur disi terren në këtë drejtim, pasi ka pësuar më shumë gola se sa në fazën e parë.
Titulli
Në kampin myzeqar këtë sezon futbollistik të gjithë kërkojnë titullin kampion, pasi skuadra e tyre ka kryesuar me meritë tabelën e renditjes deri në këto momente. Në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos ekipi i Lushnjes ka marrë një fitore të merituar, pasi ata u treguan të zotë të fushën e lojës në çdo moment.
Shpërdorimi
Në rast se do ishin treguar të saktë përpara portës kundërshtare, rezultati do të ishte edhe më i thellë. Shpërdorimet e tyre për pak sa nuk u shfrytëzuan nga blutë, por për fatin e lushnjarëve kjo gjë nuk u arrit. Loja e hapur në prapavijë tregon nga ana tjetër dëshirën e lojtarëve për të sulmuar në drejtim të portës kundërshtare, një fenomen i cili nuk ka ndodhur shpesh në fazën e parë, ku lushnjarët mjaftoheshin me shënimin e një goli, duke i dhënë rëndësi të veçantë mbrojtjes së portës nga pësimi.
Ndaj Ilirisë, përballje prestigji
Në ndeshjen e fundjavës, Lushnja do të luajë në Fushë-Krujë ndaj ilirisë, një skuadër e cila nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpinë e saj. Ilira vjen në këtë sfidë pas humbjes në Yrshek me Partizanin me rezultatin 1 me 0. Lushnja shkon në këtë transfertë si skuadra që duhet mundur, pasi ajo tashmë kryeson me meritë kategorine e Parë. Kjo sfidë pritet të jetë shumë e fortë, pasi Iliria kërkon të lejë gjurmët e saj në këtë kampionat, ku pas nisjes së mirë të fazës së parë, ekipi është mjaftuar tashmë vetëm me fitimin e ndeshjeve brenda fushe.
