Dyndje tifozësh ndaj liqenorëve
Partizani do të ndiqet nga shumë tifozë në transfertë, një gjë e tillë konfirmohet nga kërkesat e shumta për të mbështetur skuadrën
Rezultatet e fundit kanë ndikuar jo vetëm në ngjitjen e Partizanit në vendin e dytë, por kanë rritur edhe interesimin e sportdashësve dhe sidomos tifozëve, që kërkojnë të mbështesin ekipin në çdo ndeshje.
Transferta e rendësishme në Pogradec ka ngjallur intersim të jashtëzakonshëm te tifozëria e kuqe, e cila kërkron të jetë e shumtë në numër në mbështetje të skuadrës në këtë sfidë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur në dispozicon tre autobuzë, të cilët do të nisen në orën 9.30 nga pallati i sportit Asllan Rusi në kryeqytet.
Mbështetja e tifozëve konsiderohet shumë e rëndësishme për këtë transfertë, e cila mund të quhet dhe si finale për kalimin në Superligë. Pas ndeshjes së fundit, që Partizani do të luajë ndaj kryesuesve në transfertë, kjo është dhe sfida më e vështirë për ta në këtë kampionat. Në të tilla ndeshje, mbështetja e tifozëve përbën dhe ndryshimin e madh.