Pelinxhi: Partizani B, skuadër promovuese
Trajneri i ekipit të dytë, i cili merr pjesë në Kategorinë e Tretë, thotë se ky aktivitet është pozitiv për angazhimin e lojtarëve të akademisë së kuqe
Partizani që kërkon Superligën ka edhe një sinonim të tijën, Partizanin B, skuadër e cila merr pjesë në Kategorinë e Tretë në kampionatin shqiptar. Kjo është një risi përsa i përket futbollit tonë, pasi klubet mund të konkurojnë në kategoritë e ulëta me skuadrat e dyta, të cilat formohen kryesisht me lojtarë që nuk janë pjesë e ekipit e pare, por kryesisht ajo është e ndërtuar nga lojtarë të ardhur nga Akademia.
Klubi i Partizanit njihet për prodhimin e talenteve në të shkuarën, të paktën deri në momentin kur klubi u largua nga ambjentet e tyre. Si rrjedhojë, pas shumë e shumë përpjekjesh ndër vite, tashmë po rikthehen gradualisht anët pozitive në këtë klub, ku në këtë rast risi përbën dhe skuadra e dytë e të kuqve.
Të rinjtë
Trajneri i Partizanit B, Marko Pelinxhi është një nga të apasoniuarit mbi drejtimin e të rinjvë në klubin Partizanit. Jemi një skuadër e përbërë nga lojtarë të rinj, të cilët kryesisht kanë ardhur nga të rinjtë e akademisë. Deri më tani kemi zhvilluar ndeshje të mira, por kriter u është dhënë rritjes së lojtarëve, të cilët nga ana e tyre mundohen të japin më të mirën ndaj kundërshtarëvë në këtë kategori, theksoi Pelinxhi.
Synimi
Partizani B ka grupin më të ri në këtë kampionat, pasi pjesa tjetër e skuadrave përbëhen kryesisht me lojtarë të rritur, të cilët kanë synim të vetëm ngjitjen në një kategori më lart, ashtu si dhe Partizani B, por më ndryshimin se të kuqtë kërkojnë të promovojnë talentet që dalin nga akademia e tyre. Trajneri Pelinxhi thekson se në ekip ka lojtarë të cilët premtojnë për të ardhmen.
Premtimi
Në grup kemi lojtarë shumë të rinj, të cilët kanë premisa për të ardhmen. Mund të them shumë emra, por ata që janë evidentuar më shumë janë Ilir Xhaçi apo Donald Cani, të cilët kanë veti të veçanta, por kemi edhe disa lojtarë të tjerë që premtojnë shumë për të ardhmen e ekipit, tha Pelinxhi. Akademia e Partizanit nga ana tjetër është rikthyer të stërvitet në ambjentet e ish-kompleksit Dinamo, kjo pas një mungese një javore, kjo për shkak të pengesës nga drejtuesit e këtij ish-kompleksi.
Rregullat
Sipas rregullave të FSHF-së, skuadrat e dyta të klubeve mund të ngjiten deri në kategorinë e parë, por ata nuk lejohen të kalojnë në Superligë. Skuadrat e dyta në Shqipëri po ndjekin shëmbullin e shumë vendeve europiane, ku pothuaj të gjitha klubet kanë skuadrat e tyre të dyta që marrin pjesë në kategoritë e ulëta.
Shënmuj të tillë bëjnë pjesë në kategori të ulëta, duke nisu që nga Spanja dhe duke përfunduar në Finlandë. Skuadrat e dyta ndikojnë drejtpërdrejtë në prespektivën e skuadrave të para, kjo për shkak se aty talenetet përballen me futbollin e vërtetë profesionist, e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tyre.
Sot, Partizani B pret Shënkollin
Skuadra e drejtuar nga Pelinxhi do të ndeshet me Shënkollin në Kamëz në orën 15.00. Kjo ndeshje është e vlefshme për kategorinë e tretë, ku Partizani gjendet me gjashtë pikë dhe renditet në vendin e katërt. Ndërsa tri vendet e para kanë nga shtatë pikë, ndër të cilat ndodhet dhe kundërshtari i sotëm, Shënkolli. Sipas rregullave të FSHF-së, të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie luhen në fushat e kompleksit në Kamëz. Ky kampionat luhet me 12 javë, të ndara në dy faza.
