E Shtunë, 31 Tetor 2026

Optimzmi pushton skuadrën e kuqe

partizani 2Te demat e kuq mbizotëron fryma pozitive, kjo pas arritjes së tri fitoreve radhazi në kampionat dhe sidomos kapja e vendit të dytë

Kanë mjaftuar nëntë pikë në tri javë, që në kampin e kuq të mbizotërojë fryma e optimizmit, kjo e shprehur qartë në stërvitjen që lojtarët e Partzianit po vijojnë në vigjilje të transfertës me Pogradecin. Lojtarët duket se e kanë kaluar presionin e fillimit të fazës së dytë edhe pse ka ende shumë rrugë për tu përshkruar deri në fundin e kampionatit.

Matja e gjendjes

Ndeshja e radhës në qytetin liqenor pritet të jetë dhe një përgjigje për gjendjen aktuale të skuadrës, e cila duhet theksuar se në fazën e parë ka treguar paraqitje pozitive ndaj skuadrave pretendente, por në fazën e dytë në përballjen e  vetme me skuadrat e kreut, pikerisht me Tërbunin në transfertë, ekipi pësoi humbje, e cila e vendosi nën presion skuiadrën.

Gjithsesi, përballja e fundjavës konsiderohet nga shumë kush si ndeshja përcaktuese për fatet e skuadrës së dytë që do të kalojë në Superligë, por Partizani në këtë sfidë ka në favor klasifikimin, ku e shikon veten pesë pikë përpara Pogradecit.

Rendja pas stadiumit

Pas kësaj sfide, skuadra do të duhet të rendet sërish në kërkim të stadiumit, e cila është kthyer në jë problem të madh për skuadrat e kryeqytetit. Fushat e kryeqytetit vijojnë të përjashtojnë më shumë skuadrat e saj të futbollit për shkak se nuk ofrojnë kushtet më minimale. Vazhdojmë të jemi një nga vendet e vetme në Europë që nuk kemi një stadium normal për të zhvilluar këtë lojë.

Pësimi

Partizani është një nga ekipet që e ka pësuar më shumë se çdo skuadër tjetër faktin e mungesës së terreneve, ku prej disa vjetësh rendet sa në njërin vend në tjetrin për tu stërvitur dhe për të lujatur ndeshjet e saj. Së fundmi edhe akademia e saj është nxjerrë në rrugë pa asnjë justifikim nga drejtuesit e ish-kompleksit Dinamo. Nga ana tjetër, Partizani do të ketë mundësi që të akomodohet përfundimisht në rezidencën e saj në Bërzhitë në nisjen e sezonit të ardhshëm.

Kompleksi i saj është në ndërtim e sipër, ku fillimisht pritet ndërtimi i tri fushave, të cilat do të pasohen më pas nga ndërtimi i hotelit dhe menses për futbollistët. Kjo është një premisë pozitive për një klub të madh që është Partrizani, i cili mesa duket është në rrugën e duhur për të rikthyer imazhin e emrit të madh që mbart.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›