Demba Ba nuk shkon në Man Utd

Sulmuesi i Newcastle, Demba Ba ka mohuar spekulimet se kërkohet nga Manchester United.
Më herët gjatë javës thuhej se gjiganti nga Old Trafford i është bashkuar garës së klubeve të interesuara për Demba Ban por vet futbollisti ka mohuar të ketë zhvilluar kontakte për transferim në Manchester.
“Jam lodhur nga personat që flasin sikur janë menaxheri im” shkroi Ba në profilin e tij në rrjetin social Twitter. “Ata nuk janë askush për mua. Mjaft me gënjeshtra dhe tregoni respekt”.