Pato në PSG për 35 milionë euro

Brenda disa orësh, Alexandre Pato mund të bëhet futbollist i PSG-së.
Oferta e paraqitur disa ditë më parë prej 28 milionë eurosh, është rritur, dhe sipas medieve franceze klubet kanë arritur marrëveshje për 35 milionë euro kurse futbollistit brazilian i është premtuar një kontratë trevjeçare me vlerë prej 6-7 milionë eurosh në sezon.
Qysh nesër menaxheri i brazilianit mund të udhëtojë në Paris për të finalizuar transferimin. Kurse, përveç Patos, PSG kërkon edhe një grup të gjerë të futbollistëve brazilian përfshirë Leite Kakan, Thiago Mottan dhe Maiconin.