“Rritja ekonomike 6 për qind në tre muajt e parë”
15/07/2009 INSTAT “thyen” parashikimet. Vetëm grupi i industrive me rënie 13.2 për qind
Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar pozitivë për ekonominë shqiptare. Instituti i Statistikave publikoi dje të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto për muajt janar, shkurt dhe mars. Këtë tremujor ekonomia rezulton e rritje 6 për qind krahasimisht me tremujorin e parë të vitit 2008. Ekspertët vlerësojnë se degët që dhanë kontribut në rritje janë telekomunikacioni, shërbimet, ndërtimi, ndërsa rënien më të lartë e pati dega e industrisë.
Aktivitetet
Industria ka pësuar rënien më të lartë, sipas INSTAT-it. Kështu, grupi i industrive pësoi një rënie 13.2 për qind në tremujorin e parë të 2009-s krahasuar kjo me tremujorin e parë të 2008. “Duhet theksuar fakti që në degën e industrisë vlerësimi i energjisë elektrike është bërë me mënyrën direkte të vlerësimit, në ndryshim kjo, nga vlerësimi i degëve të tjera të cilat bazohen mbi mënyrën indirekte të vlerësimit”, - theksuan ekspertët. Për këtë degë janë vlerësuar produkti dhe konsumi ndërmjetës më vete dhe më pas vlera e shtuar si diferencë e tyre. Ndërkaq, të dhënat e INSTAT-it treguan rritje për të gjitha aktivitetet e tjera. Rritjen më të lartë e ka pasur aktiviteti i post-telekomunikacionit, që ka pësuar një rritje prej 22.0 për qind. Në vend të dytë vjen dega e shërbimeve, e cila në tremujorin e parë të vitit 2009 pati rritje me 15.3 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2008. Gjithashtu, aktiviteti bujqësor është rritur me 3.5 për qind dhe ndërtimi u rrit me 8.0 për qind krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2008. Tregtia pësoi rritje prej 0.9 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Sa i përket aktivitetit të transportit, ai u rrit me 3.3 për qind.
Të dhënat
Ky është publikimi i tretë që INSTAT bën për vlerësimin e PBB-së tremujore me çmime konstante, në të cilin nuk janë përfshirë taksat mbi produktet dhe subvencionet mbi produktet në vlerësim. Sipas ekspertëve, llogaritjet me çmime konstante janë shprehur me mesataren e çmimeve të vitit 2005. Vlerësimet janë bazuar në të dhënat deri në qershor të vitit 2009. Këto seri do të revizionohen në të ardhmen, duke përmirësuar dhe shtuar informacionin në kohë.
Informacioni
Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti janë të zhveshura nga efektet sezonale. “Statistikat për periudhën janë të bazuara në informacionin e mbledhur deri në muajin mars të vitit 2009 dhe janë subjekt i revizionimeve të mëvonshme me përmirësimin e informacionit në të ardhmen”, - shprehen ata. Për vlerësimin e PBB-së tremujore është përdorur një metodë indirekte. “Konsiderohet si një metodë indirekte, sepse të dhënat tremujore që disponohen përdoren për të prodhuar vlerën e shtuar tremujore duke u bazuar në raportet që zënë këta indikatorë. Kjo metodë bazohet në supozimin se për periudhën në të cilin po analizojmë raporti midis vlerës së shtuar dhe prodhimit është konstant”, - theksojnë ekspertët. Sipas tyre, metoda direkte bën vlerësime të prodhimit dhe konsumit ndërmjetës më vete, diferenca e të cilëve jep si rezultat vlerën e shtuar.