E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keit Mos, për veshjet këshillohet me vajzën

Keit Mos ka zbuluar se ajo merr këshilla për veshje nga vajza e saj, shtatëvjeçarja Lila Grace. Super modelja, e cila linjën e saj të modës në Topshop, ka thënë se nuk mund të besojë se si Lila Grace tashmë di gjithçka për veshjet dhe bizhuteritë. “Lila tashmë ka një koleksion të çantave. Ajo ka një çantë Fendi dhe thotë, “Nuk do ta mbaj më këtë”. Ajo e di çfarë i pëlqen dhe unë nuk mund ta detyrojë atë të veshë diçka që nuk dëshiron. Ajo i pëlqen veshjet. Ajo po ashtu ka një stil të sajin personal. Shpesh shkoj në shoping me të. Ajo më thotë çfarë pëlqen ose thotë: “Mami, t’i dukesh bukur”, ose “Ky fustan është i mrekullueshëm!”. Ajo është mësuar”, ka thënë Mos.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›