Konflikti per kromin, ther me thike mesuesin
KUKES - Konflikti per zonat krommbajtese ka shkaktuar "viktimen", e pare ne fshatin Surroj te rrethit te Kukesit. Hakik Selimaj, 45 vjec me profesion mesues eshte plagosur rende me thike nga bashkefshatari i tij, Selman Sina rreth 50 vjec, i cili eshte arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ne fshatin Surroj, te ketij rrethi. Burime te policise se qarkut Kukes, kane bere te ditur se motiv i krimit ka qene nje konflikt ne mes viktimes dhe agresorit per nje zone krommbajtese ne Truall te Surroit. Sipas policise, viktima dhe agresori kane qene te ndikuar nga alkooli kur ka ndodhur zenka mes tyre dhe me pas plagosja e mesuesit 45-vjecar. Uniformat blu thane gjate dites se djeshme se, arrestimi i autorit eshte bere dy ore pas kryerjes se krimit. Plagosja e rende ka ndodhur ne shtepine e te dyshuarit Selman Sina, ne fshatin Surroj. Gjithnje sipas policise se qytetit verilindor autori i dyshuar i krimit pas marrjes ne pyetje, ka pranuar se ka zhvilluar debate dhe eshte perleshur me viktimen, por sipas tij ai nuk mban mend se ka therur bashkefshatarin e tij, pasi ka qene tejet i dehur ne momentin kur ka ndodhur ngjarja e rende. Megjithate burime nga policia lokale kane deklaruar se kane fakte te mjaftueshme per autoresine e krimit, te bere nga arrestuari. Kjo lidhet dhe me deshmine e dhene nga 50-vjecaro Sina, i cili gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e krimeve ka pranuar se ka pasur me vete dy arme te ftohta, thika. Keto te fundit jane sekuestruar nga policia si prove materiale. A. Cena