Shqiptaret e rinj ne Itali, tani nuk frikesojne njeri
ROMA - Shqiptare te rinj ne Itali. Ne me pak se 20 vjet vala e pare e emigranteve shqiptare qe mberriten ne Itali eshte pershtatur plotesisht. Shqiptaret emigrante, te keqijte e te dhunshmit, (qe ishin me pare) tani me nuk frikesojne me askend. Ata jane integruar dhe punojne rregullisht ne Itali. Vendin e tyre tani e kane zene rumunet, qe sipas banoreve Italise, jane me te keqijte. Shume prej tyre jane bere sipermarres dhe pasi u ka ecur fati shkojne ne Shqiperi dhe investojne parate ne zanatet e mesuara ne Itali. Kjo eshte panorama e pergjithshme qe pershkruhet ne gazeten prestigjioze Corriere dela Sera, e cila i referohet raportit te quajtur "Shqiptaret ne Itali", formuluar nga Karitas-Migrantes, e cila ka vrojtuar me imtesi sjelljet e 420 mije bashkekombeseve tane ne shkolla, pune, etj, duke sugjeruar qe rumunet (qe tashme po behen me agresive) duhet te marrin shembull nga shqiptaret. Me mberritjen e shqiptareve ne vitet 1990 Italia zbuloi se ishte transformuar nga vend qe emigronte ne shtet qe strehonte emigrante.
Krimet
Keshtu, keto shifra i siguruan Shqiperise vendin e pare te emigranteve ne Itali, por ne te njejten kohe ne vitin 2000 emigrantet shqiptare radhiteshin te paret per krime te renda si trafik e shperndarje droge, shfrytezim prostitucioni, perdhunime dhe vrasje, duke mbajtur 16.1 per qind te ketyre krimeve qe ndodhin ne Itali. Gjithashtu kjo shifer perfshin edhe episodet e vetmuara kriminale, kudo qe ndodheshin shqiptaret si ne Veri dhe Jug, duke bere qe te konsideroheshin te tepert prej italianeve dhe shume te keqij. Ne Milano thuhej se madje edhe tek Ndrangheta (organizata me famekeqe e kriminalitetit) kishte shqiptare ne perberje. Keshtu, disa prej tyre arriten te integroheshin mire ne shoqerine italiane me aktivitete te rregullta (vitet 1995, 1998 dhe 2002), ndersa pjesa tjeter u dergua ne Shqiperi, ku nderkaq atje ndodhte gjithcka e keqe qe mund te imagjinohej (kriza e piramidave 1997, lufta e Kosoves 1999 dhe konfliktet ne Maqedoni).
Integrimi
Duke pare rrjedhen e ngjarjeve ne Shqiperi, shumica e shqiptareve u perpoq te integrohej ne shoqerine italiane. Shumica e tyre jane te rinj te papune, por qe flasin shume mire italisht. Nje tjeter fluks shqiptaresh eshte edhe ai i studenteve universitare, numri i te cileve shkon ne 10 mije, ndersa pergjithesisht ata mbeten fitues ne provime dhe me tej. Sot te jesh nje shqiptar s do te thote me te jesh kriminel. Denoncimet nga viti 2000 deri ne vitin 2006, edhe pse popullsia shqiptare ne Itali eshte dyfishuar, mbeten inferiore ne krahasim me vitet 1990-2000. Keshtu, duke llogaritur marokenet dhe rumunet, shqiptaret mbajne vendin e trete per kriminalitet, pasi e kishin mbajtur kete vend per vite me radhe.
Corriere della Sera
Lart
Vitet '90 dhe fluksi i madh i klandestineve
Te paret ne Itali, 800 shqiptare te ambasades
Fluksi i mberritjeve nisi me emergjence, ku ne fillim u moren 800 shqiptare qe ne vitin 1990 ishin strehuar ne ambasaden italiane dhe ne mars te 1991-shit zbarkuan ne Pulia 25 mije bashkekombes qe ia kishin mbathur nga nje vend i varfer dhe i shtrydhur nga diktatura komuniste qe zgjati 50 vjet. Por klima u perkeqesua me keq kater muaj me vone, kur ne gusht 20 mije shqiptare qe ishin nisur nga Vlora mberriten ne Eldoradon qe kishin pare ne televizor dhe menjehere u stabilizuan nga organet kompetente italiane. E kush nuk i kujton pamjet e stadiumit te Barit, ku ata ishin grumbulluar pas zbarkimit?. Ajo kishte dhene idene e nje pushtimi, pasi me vone gomonet dhe skafistet vijonin te dergonin shqiptare. Sipas asistences sociale, plot 200 mije shqiptare kane mberritur ne Itali qe nga viti 1990 deri ne vitin 2000, por 7 mije te tjere jane nxjerre nga pertej Adriatikut nga forcat e policise.
Shqiptare ne Itali, si jane te ndare
Sipas raportit te Caritas-Migrantes, sot ne Itali jetojne rreth 420 mije shqiptare, ku 33,5 per qind banojne ne veriperendim, ne qender numerohet 27.2 per qind dhe ne verilindje banojne 26,8 per qind. Keshtu, 216 mije jane te punesuar, 15 mije te regjistruar ne dhomen e tregtise, 101 mije jane minorene dhe 88 mije rrine per arsye familjare. Gjithashtu shqiptaret shquhen per ekuilibrin mes femrave dhe burrave.
E shkuara
Ne vitin 2000 emigrantet shqiptare radhiteshin te paret per krime te renda si trafik e shperndarje droge, shfrytezim prostitucioni, perdhunime dhe vrasje, duke mbajtur 16.1 per qind te ketyre krimeve qe ndodhin ne Itali. Tani ata kane rene ne renditjen e me te keqijve.
420 mije
Shqiptare eshte numri i emigranteve ne Itali, qe kane ikur prej vitesh. Ata jane te shperndare ne te gjithe gadishulli Apenin. Te dhenat jane bere te ditura pas nje studimi te nje shoqate ne ndihme te emigranteve.
200 mije
Shqiptare kane mberritur ne Itali qe nga viti 1990 deri ne vitin 2000, por 7 mije te tjere jane nxjerre nga pertej Adriatikut nga forcat e policise, gjate kalimit te detit me gomone. Pjesa tjeter e emigranteve ka shkuar vitet e fundit.