Demi: Shqipëria është vendi më i sigurt
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, i kundërpërgjigjet deklaratës së deputetit socialist, Erion Braçe, lidhur me detajet e raportimit të shefit të SHISH-it përpara 16 deputetëve të Kuvendit. “Zoti Braçe nuk është anëtar i këtij komisioni dhe nuk ka qenë gjatë raportimit të kryetarit të SHISH-it”, thotë Demi. Në kundërpërgjigjen e tij, kreu i Komisionit të Sigurisë ka shtuar se “në raportim u theksua që Shqipëria është vendi më i sigurt dhe është jashtë çdo etike ajo që Erion Braçe ka thënë për raportimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror”. Raportimi në Komisionin e Sigurisë nga Bahri Shaqiri u mbajt pa praninë e mediave, për rreth 2 orë e 47 minuta. Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, ka raportuar gjatë kësaj jave në Komisionin e Sigurisë.
#