E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, çel siparin festivali i Çamërisë

Aktiviteti

Për tre net me radhë qytetarët sarandjotë kanë ndjekur me interes festivalin e 4-t të këngës dhe valles për çamërinë. Artistë të ardhur nga e gjithë hapësira shqiptare kanë shpërndarë motive këngësh dhe ritme vallesh me shëtitjen e tyre tradicionale në rrugët e Sarandës, për t'u mbledhur si përrenj të një lumi në skenën e madhe të festivalit, të ngritur në stadiumin e lojërave me dorë, “Aleko Dajko”, buzë detit Jon. Me një parakalim kostumesh dhe interpretim të përbashkët motivesh është bërë hapja e festivalit mbrëmjen e së premtes. Presidenti i Unionit të Kombit shqiptar, Azgan Haklaj, ka ngritur siparin e këtij aktiviteti kulturor, që mbështetet nga MTKRS, deputetët Dashamir Tahiraj e Shpëtim Idrizi, kreu i PDI-së Tahir Muhedini, dhe Bashkia Sarandë. “Ky festival flet me hapin e Osman Takës, me fjalën e Hasan Tahsinit dhe me dhimbjen e Bilal Xhaferrit”, tha mes të tjerash Azgan Haklaj. Ai ka falënderuar për praninë në festival të zëvendësministres së Kulturës së Kosovës, zonjës Lirie Kajtaziga. Të gjithë të pranishmit kanë pritur me duartrokitje lajmin që së shpejti Kongresi Amerikan do të nënshkruajë një rezolutë për çamërinë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›