Vlorë, dhjetëra autobusë drejt Sarandës
Pjesëmarrja
Ndërkohë, dje në Vlorë, rreth orës 11:00, mijëra qytetarë jo vetëm të komunitetit çam, janë mbledhur përballë degës së PDU-së, në zonën e Skelës, dhe të organizuar janë nisur drejt Sarandës.
“Vendi ku ne po shkojmë, na sjell shumë kujtime, sidomos për të moshuarit dhe prindërit tanë, të cilët e kanë parë me sytë e tyre masakrën që i është bërë popullsisë së pambrojtur çame. Sot me ne do të jenë edhe qindra qytetarë të ardhur nga Kosova”, ka thënë deputeti Dashamir Tahiri.