JEMI Të GJITHë GREVISTë
Një numër anëtarësh të Kuvendit të Shqipërisë janë futur në një grevë urie. U bënë më shumë se dy ditë që janë të ngujuar në sallën parlamentare, ku rëndom mbahen seancat plenare e ku dy partitë e mëdha janë bërë gati të miratojnë shpejt e shpejt një kod elektoral, që u vjen pas midesë veç atyre e që penalizon në mënyrën më të palogjikshme e më të papranueshme Lëvizjen Socialiste për Integrim. E pikërisht për këtë arsye, kjo e fundit ka ndërmarrë këtë iniciativë spektakolare dhe ekstreme. Ilir Meta e të vetët asistohen në këtë ndërmarrje edhe nga dy a tri deputetë demokristianë.
Në gjithë këtë që po ndodh këto ditë e drejta është në anën e grevistëve. Të kuptohemi, nuk është ndonjë e pabërë ta përjashtosh LSI-në nga diskutimet mbi thelbin e kodit zgjedhor, pasi këto diskutime morën qysh në krye të herës formën e një loje "zero-sum", rrjedhimisht njëra palë do të fitonte atë që humbiste tjetra. Më fjalë më të varfra e më të qarta, për sa kohë që PS-së i ishte mbushur mendja për variantin spanjoll e përsa kohë që LSI-ja veç këtë variant nuk donte, diktati i të parës mbi kurriz të së dytës ishte një gjë e pritshme (për mua, ky diktat ishte dhe i udhës, pasi varianti spanjoll na e thjeshton pakëz skenën politike e na heq qafe ca lojtarë, të cilët nuk i duhen as dreqit. LSI-ja, për shkak të një peshe të madhe elektorale, por jo për shkak të ndonjë roli a funksioni të dëshirueshëm politik, nuk bën pjesë në këtë grup lojtarësh). E vetmja keqardhje ka të bëjë me faktin, që nuk u bë asnjë tentativë për dialog, nëpërmjet të cilit mund të afroheshin apo puqeshin qëndrimet.
Mirëpo, punët janë ndryshe me vendimin për ta përjashtuar LSI-në nga e drejta për të pasur anëtarë në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve. Në ndryshim nga diskutimet mbi thelbin e kodit zgjedhor, në të cilat mund të mendohej se çdo kompromis do të denatyronte e bastardizonte variantin gjenuin spanjoll, në diskutimet mbi komisionet zgjedhore çdo kompromis ishte i mundshëm dhe i këshillueshëm. Sa kohë që partitë e mëdha nuk kanë rënë dakord lidhur me kompozimin jo partiak të komisioneve zgjedhore, çfarë do ta gjente demokracinë shqiptare, nëse do të vendosej që komisionet zgjedhore të kishin në përbërje anëtarë të të gjitha partive parlamentare? Do të rritej kostoja e procesit dhe e procedurave? Apo do të bëhej më e vështirë vendimmarrja brenda komisioneve? As njëra, as tjetra; ndryshe, nuk do të binin dakord që në këto komisione të marrin pjesë përfaqësues të PSD-së e të PR-së. Hajde e merre vesh se pse këto dy partitë e fundit, pesha parlamentare e të cilave është fantomatike dhe e stisur, u dashka të jenë të përfaqësuara përpara LSI-së në komisionet zgjedhore të të gjitha rangjeve!
Është e qartë që Ilir Meta ka thjesht hallin e vet në këtë betejë, e në këtë kuptim personalisht nuk impresionohem shumë nga tonet idealiste të protestës së Ilir Metës. Përkundrazi, këto tone idealiste ta shpifin; ta shpifin po aq sa goditja që po i japin pas shpine të tjerët. Ilir Meta as që e vë ujin në zjarr për votën e lirë, për demokracinë, për shtetin e së drejtës. Por kjo s‘do të thotë, se ai s‘ka të drejtë. Ka të drejtë që ç‘ke me të, pasi dy të mëdhenjtë po i provojnë të gjitha me qëllimin për t‘i zvogëluar peshën elektorale. Po përpiqen t‘i minimizojnë ndikimin politik. Po përpiqen ta bëjnë këtë, jo atje ku mund e duhet të bëhet, d.m.th në fushën e mejdanit, por atje ku s‘mund e s‘duhet të bëhet, d.m.th në tavolinën e rregullave të lojës.
E përsëris, nuk është ndonjë hatá që penalizohet Ilir Meta e partia e tij (për këtë them gjithë ditën e ditës se teknikat spanjolle të ndarjes së mandateve parlamentare nuk kanë të sharë); por është hatá amá, që ky penalizim nuk bëhet në emër (apo për shkak) të synimit për të përmirësuar e bërë më eficiente demokracinë shqiptare; përkundrazi, bëhet në emër (apo për shkak) të interesave të një tandem-i, që po bën çdo gjë me mirëkuptim xhambazësh, nën rrogoz e duke na hedhur hi syve ne të tjerëve. Ajo që po ndodh, jo vetëm është shumë e dëmshme, por është dhe shumë e shpifur: gjithë procesi i vendimmarrjes në funksion elektoral, politik, institucional, legjislativ e nacional na është shndërruar në një udhëtim vajtje-ardhje në itinerarin Edi Rama-Frangaj&Fevziu - Sali Berisha. Dëshiron Rama/Berisha të marrë një vendim? Menjëherë merr në telefon dyshen Frangaj&Fevziu, dhe këta të dy marrin menjëherë takim me Berishën/Ramën, me të cilin kopsitin detajet. Më pas vjen vendimi.
Kjo situatë do të meritonte një përgjigje, por jo nga Ilir Meta e jo me Ilir Metën. E dini pse? Meraku i këtij të fundit nuk është ky itinerar me tre stacione që zëvendëson e by-pass-on procesin ligjor e kushtetues të vendimmarrjes në republikën tonë, por fakti që një nga tre stacionet nuk është ai vetë. E megjithatë, në ngjarjen e këtyre ditëve duhet të jemi me Ilir Metën për një numër arsyesh. Së pari, Ilir Meta nuk është në këtë mes viktimë e një gare (unë vetë do doja që ai të mundej për fare në një garë), por është viktimë e një hileje të pistë; së dyti, kjo hile nuk rëndon vetëm mbi të, por po synon të spastrojë fushën prej të gjithë agjentëve "armiqësorë"; e së treti, askush nuk e di se ç‘janë duke përgatitur dy të mëdhenjtë (edhe ata vetë nuk e dinë se si do të jetë fundi i kësaj odiseje elektorale, në të cilën Rama ka bërë atë që ka dashur Berisha dhe Berisha ka bërë po njësoj atë që ka dashur Rama. Kush do të fitojë?).
Ka dhe një pikë të katërt që na hap barkun e që na risjell në mendje regjimin policor të Saliut të parë. Po na shohin sytë gardistë të partisë e të pushtetit që bllokojnë lëvizjen e deputetëve, po na shohin sytë shefin e gardistëve, që më të lehtë e ka të dalë e të na japë shpjegime në televizion (këtë i thotë Berisha), se sa të marrë kontakt me përfaqësuesit e popullit të ngujuar në Kuvend (këtë duhet t‘ia thotë logjika), po na shohin sytë që TVSH-ja dizinformon pa pikë turpi (grevistët duan të fusin ushqime -ky ishte një nga lajmet e dhëna nga ky televizion), po na shohin sytë pajisje të bllokimit apo të zhurmimit të sinjaleve të telefonisë celulare, fikjen apo gradimin në të ftohtë të kondicionerëve në sallën e parlamentit, e provokacione të tjera të kësaj natyre që mund t‘i pjellë veç mendja e atij që nuk la provokacion pa bërë ndaj një populli të tërë në periudhën 1992-1997.
Edi Rama, jo vetëm po e bën sehir këtë gjë, por edhe po bashkëpunon me Sali Berishën; po bashkëpunon me demek për ta mundur në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Po sikur të humbasë (dhe me siguri që do të humbasë në këto rrethana, pasi lojën e kontrollon Berisha)? Kjo është pyetja e parë që ngrihet. Dhe pas kësaj pyetjeje, vjen një arsyetim: edhe sikur të fitonte Edi Rama, i cili me sa duket s‘e ka për gjë të këmbejë një fitore zgjedhjesh me një heshtje totale ndaj korrupsionit të Sali Gërdecit e të familjes së tij, kjo fitore, tok me fituesin, nuk do t‘i duheshin askujt. Do të ishte një fitore e ngritur mbi kompromise të paprincipta, dhe mbi këtë bazë nuk mund të ngrihet gjë tjetër, veçse një pushtet korruptiv e i korruptuar.
Është koha që të kthejë mendje. Është koha që t‘i kthehet komunikimit me pjesën tjetër të opozitës e t‘i bëjë naftën bashkëpunimit me pushtetin. Askujt (as Ramës e të vetëve, as Berishës e të vetëve, as ne të tjerëve) nuk i duhet në këto momente një bashkëpunim në stil e në front të gjerë maxhorancë-opozitë. Nuk ka asnjë urgjencë për një bashkëpunim të tillë. Kanë mbetur tetë muajt e fundit të kësaj legjislature, e për këtë arsye opozita duhet t‘i kërkojë pushtetit thjesht përmbushjen e detyrimeve e premtimeve në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Vetëm kaq. Por përpara se të bëjë këtë, Edi Rama duhet të bëjë një hap prapa, e t‘i hapë rrugë ridiskutimit të mënyrës së kompozimit të komisioneve zgjedhore, të cilat ose duhet të jenë jo partiake (kjo do të ishte zgjidhja më e mirë), ose duhet të kenë në përbërje edhe përfaqësues të LSI-së. Çdo zgjidhje tjetër është për t‘u refuzuar.