Protesta e studentëve, Avokati i Popullit nis hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme.
Në një njoftim për shtyp, Avokati i Popullit theksoi se vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.
Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar.
Avokati i Popullit u shpreh se po verifikohet nëse u garantohet e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.
Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.
/k.s/r.e/