Tregu pranë Spitalit Nr. 5 në kushte të mjerueshme, taksat nuk kthehen në investime

Tregu i veshmbathjeve pranë Pavijonit të Neurologjisë apo Spitalit Nr. 5 në kryeqytet është në gjendje katastrofike nga ana e infrastrukturës, pasi asnjëherë nuk është bërë asnjë lloj investimi në të. Ky treg radhitet si pazari me kushte më të vështira në kryeqytet, ndonëse vizitohet nga mijëra qytetarë në ditë dhe në të shesin më shumë se 300 tregtarë. Kështu, me dhjetëra e dhjetëra tregtarë ushtrojnë aktivitetin e tyre në tokë mes pluhurit, shiut dhe baltës, apo nëpër drurë e karroca kuajsh.
Në këtë treg me një sipërfaqe shtrirje tepër të madhe, tregtohen përgjithësisht veshmbathje të përdorura më parë të ashtuquajtura rroba gabi, gjithashtu është një sektor tepër i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë. Meqenëse çmimet e rrobave në këtë pazar janë tepër ekonomike, tregu popullohet nga pjesa më e madhe e qytetarëve të kryeqytetit. Kështu, në sajë të çmimeve tepër të lira dhe të cilësisë së tyre, tregun e frekuentojnë me mijëra qytetarë në ditë. Megjithatë gjendja e tregut është në kushte të mjerueshme. Pothuajse pjesa më e madhe e makarave shtrihet në tokë mbi disa plastmasë, ndërsa pjesa tjetër varet nëpër gozhda të ngulura në drurë, apo nëpër tavolina, ngaqë mungon infrastruktura më elementare që duhet të ketë një treg normal. Tregtarët ankohen për kushtet e tregut dhe shprehen se duan nga Bashkia e Tiranës të paktën ta mbulojë sipërfaqen e tregut, pasi në kohën kur bie shi aktiviteti tregtarë behët i pamundur. Ata pohojnë se nëse nuk do të bëhen investime në infrastrukturën e brendshme të tregut, shumë tregtarë do të falimentojnë, pasi si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit mjedisi bëhet i padurueshëm, sepse është në qiell të hapur. Ndërkaq, tregtarët kërkojnë edhe zgjerimin e rrugës hyrëse në pazar, ngaqë edhe aja hyrje e ngushtë që është më tepër mbetet e bllokuar nga makinat e parkuara. Meqenëse, ky treg veshmbathjesh të përdorura shtrihet në një sipërfaqe tepër të madhe edhe njëkohësisht frekuentohet nga shumë qytetarë të kryeqytetit, sipas tregtarëve porta aktuale e tregut jo vetëm që është tepër e ngushtë, por ajo paralizon aktivitetit tregtarë. Ndonëse jemi të ligjshëm duke paguar të gjitha taksat për vendin ku ushtrojmë aktivitetin tregtarë, nuk kemi asnjë mbështetje nga shteti për të krijuar kushtet më minimale. Nuk duam gjë tjetër vetëm të mbulohet hapësira e tregut nga shiu dhe dielli. Ne qëndrojmë në këmbë që nga mëngjesi deri në darkë në pikë të diellit, pluhurit dhe shiut, ndërkohë i shesim rrobat me çmime 10 fish më të lira sesa janë në dyqane. Me mijëra persona blejnë këtu tek ne. Ky treg e meriton të investohet. Edhe porta hyrëse ka ardhur duke u ngushtuar krejtësisht. Nëse situata nuk ndryshon shumë nga ne do të falimentojmë, u shpreh për gazetën SOT, Marinoja, një tregtare rome në pranë Spitalit Nr. 5. Ashtu si shumë tregje të tjera, edhe tregu i veshmbathjeve të ashtuquajtura gabi pranë Pavijonit të Neurologjisë në kryeqytet, përveç goditjes së ngritjeve të taksave vendore, po vuan edhe kushtet tejet të vështira të infrastrukturore, çka do të thotë një sulm i vetëdijshëm nga politika kundër zhvillimit të biznesit të vogël.
Mungesa e investime në tregje falimenton biznesin e vogël
Qëndrimi armiqësor dhe shtrëngues i shtetit ndaj vegtarëve të veshmbathjeve, po e dëmton deri në falimentim biznesin r vogël. Tregtarët e veshmbathjeve kërkojnë që parat e mbledhura prej tyre të kthehen në shërbime duke përmirësuar infrastrukturën e tregut, në mënyrë që tregu të funksionojë normalisht. Ndërkaq, mungesa e infrastrukturës, pra ndarjes, shtrimit dhe mbulimit të tregut, u shton mund të madh tregtarëve për të transportuar 2 herë në ditë mallin të gjithë mallin nga shtëpitë e tyre në treg. Kjo e vështirëson tej mase aktivitetin tregtarë deri edhe në falimentim. Gjithashtu edhe kushtet brenda tregut janë çnjerëzore dhe të padurueshme. Ndonëse biznesi i vogël është cilësuar si sektori më i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendin tonë, deri më tani të gjitha politikat e ndjekura e rrënuar atë.
Last Updated on Sunday, 10 May 2009 15:13