Sistem informacioni i integruar në shërbimet shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë promovon studimin demografik shëndetësor. Do të marrin pjese 8,000 femra të moshës 15-49 vjeç dhe 4,500 meshkuj të po kësaj moshe në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë, si edhe fëmijët deri në moshën 6 vjeç, të cilët janë identifikuar në familjet e përzgjedhura "Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për ngritjen e një sistemi informacioni të integruar në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor". Deklarata është bërë dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë promovimit të Studimit Demografik Shëndetësor në Shqipëri, në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë. Ministrja Godo, vlerësoi se këto studime është e nevojshme të realizohen periodikisht çdo 5 vjet. "Kjo do të ndihmojë për të vlerësuar impaktin e politikave dhe programeve shëndetësore, si dhe për të kuptuar dhe planifikuar qëndrimet e mëtejshme në aspektin shëndetësor", u shpreh ministrja Godo. Ajo shtoi se "studimi demografik shëndetësor në Shqipëri konsiderohet i domosdoshëm për të pasur evidenca të bazuara shkencërisht, me qëllim orientimin e duhur të politikave dhe vendimmarrje të përshtatshme për llojet e sëmundjeve". Znj.Godo tha se "në këtë studim, pritet të marrin pjesë 8 mijë femra të moshës 15-49 vjeç dhe 4 500 meshkuj të po kësaj moshe në tërë territorin shqiptar, si edhe fëmijët deri në moshën 6 vjeç, të cilët janë identifikuar në familjet e përzgjedhura". Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, mori pjesë dje, në Linçimin e Studimit Demografik Shëndetësor. Në fjalën e saj, Ministrja, Godo theksoi se: “Studimi Demografik Shëndetësor është një projekt ambicioz ne fushën e shëndetit publik. Ministria e Shëndetësisë ka rolin drejtues dhe mbikëqyrës në tërë procesin e zbatimit të Studimit Demografik Shëndetësor, ndërkohë që agjencitë zbatuese do të jenë INSTAT dhe ISHP. Ky Studim, mbështetet financiarisht nga USAID, UNICEF, UNFPA dhe Kooperacioni Zvicerian. Kompania “Macro International Inc” (USA) e mbështet teknikisht Institutin e Shëndetit Publik dhe INSTAT konform të gjitha kritereve dhe standardeve. Vlera e këtij studimi të rëndësishëm parashikohet të jetë rreth 1.7 milion USD. Në këtë studim, pritet të marrin pjese 8,000 femra te moshës 15-49 vjeç dhe 4,500 meshkuj të po kësaj moshe në tërë territorin e Republikës se Shqipërisë, si edhe fëmijët deri ne moshën 6 vjeç, të cilët janë identifikuar ne familjet e përzgjedhura. Periudha e zbatimit te studimit do te jete viti 2008 deri ne fund të vitit 2009). Për realizimin e këtij studimi, do te angazhohen rreth 100 persona. Një studim i tille konsiderohet i domosdoshëm, për te pasur evidenca te bazuara shkencërisht, me qellim orientimin e duhur te politikave dhe vendimmarrje te përshtatshme (fertiliteti, vdekshmëria nen 5-vjeç, përdorimi i metodave kontraceptive, mbulesa vaksinale, kujdesi për gruan shtatzëne dhe fëmijët, ushqyerja me gji, sëmundjet seksualisht te transmetueshme, etj). Gjithashtu është përpunuar një set indikatoresh, duke u bazuar edhe ne Studimin e Shëndetit Riprodhues te vitit 2001, por ne këto 7 vite te fundit, situata demografike dhe shëndetësore ka evoluar dhe është përmirësuar mjaft. Ministria e Shëndetësisë është duke punuar edhe për ngritjen e nje sistemi informacioni te integruar ne te gjitha nivelet e shërbimit, sepse ne kemi te trashëguar një sistem informacioni te cunguar dhe te fragmentarizuar. Është e nevojshme dhe e domosdoshme qe, studimet e tipit DHS te realizohen periodikisht (çdo 5 vjet). Kjo do te ndihmoje për te vlerësuar impaktin e politikave dhe programeve shëndetësore si dhe, për te kuptuar dhe planifikuar qëndrimet e mëtejshme ne aspektin shëndetësor. The dhënat e këtij studimi do te jene shume te rëndësishme për ata qe duan te kuptojnë situatën aktuale, te përshtatin politikat dhe te planifikojnë ndërhyrje për përmirësimin e shëndetit te nënës dhe fëmijës”. Në fund të fjalës së saj, znj.Godo falënderoi Agjencinë e Shteteve te Bashkuara te Amerikës për Zhvillim ndërkombëtar (USAID), Fondin e Kombeve te Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Zyrën e Kooperacionit Zviceran (SCO), Fondin e Kombeve te Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Organizatën Botërore te Shëndetësisë (WHO) dhe Macro International, për mbështetjen në këtë studim të rëndësishëm shëndetësor. Urdhëri i Mjekut, anëtarësohet në Shoqatën Botërore të Mjekësisë Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë është pranuar anëtar me të drejta të plota në Shoqatën Botërore të Mjekësisë (WMA) në Asamblenë e Përgjithshme, që u mbajt ditët e fundit në Seul të Koresë. "Në këtë Asamble, përveç Urdhrit të Mjekut Shqiptar, u pranuan dhe urdhërat, apo shoqatat mjekësore, të Angolës, Bregut të Fildishtë, Qipros, Malit, Senegalit, Polonisë dhe Ukrainës", tha zëdhënësi i shtypit i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut, dr. Faik Toska. Sipas tij, "Urdhri i Mjekut Shqiptar" konsideron se partneriteti me këtë organizëm rrit vlen për të rritur cilësinë e kujdesit njerëzor ndaj pacientëve në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm". WMA është një shoqatë ndërkombëtare, e cila përfaqëson mjekët nga e gjithë bota. Ajo është krijuar më 17 shtator 1947, kur mjekë nga 27 vende të botës, u mblodhën në Asamblenë e parë të përgjithshme në Paris (Francë). WMA u krijua për të siguruar pavarësinë e mjekëve dhe për të kërkuar arritjen e standardeve profesionale më të larta të mundshme, të sjelljes etike dhe të kujdesit mjekësor sa më cilësor ndaj pacientëve dhe publikut. Aktualisht, në këtë organizatë marrin pjesë 94 shoqata mjekësore kombëtare profesionale të lira të vendeve të ndryshme të botës. Reformimi i sistemit shëndetësor, rruga e vetme për daljen nga kriza e besimit mjek-pacient "Reformimi i thellë i sistemit shëndetësor me reforma jo gjysmake, por të studiuara dhe të hartuara me përgjegjësi, largpamësi e profesionalizëm, janë zgjidhja e vetme për daljen nga kriza e besimit mjek-pacient", tha dje kryetari i Urdhrit të Mjekut shqiptar, Dine Abazaj, gjatë prezantimit të raportit "Kriza e besimit dhe dhuna kundër mjekëve" në mjediset e Hotel Tirana International. "Ka një krizë besimi ndaj shërbimeve shëndetësore në tërësi dhe ndaj profesionistëve të këtij sistemi, ku vendin kryesor dhe të rëndësishëm e zënë mjekët", tha Abazaj. Ai shtoi se "qëllimi i analizimit dhe prezantimit të këtij raporti është nxjerrja e përgjegjësive për këtë, si dhe të mund të parashikojmë dhe të evidentojmë disa orientime e detyra për t'iu kthyer normalitetit, që në rastin konkret do të ishte zbutja e krizës dhe dalja prej saj". Si një ndër fushat ku duhet të ndërhyhet për këtë qëllim, zoti Abazaj përmendi fuqizimin e sigurimeve shëndetësore dhe përfshirja në këtë skemë të të gjithë shërbimeve të sistemit. Gjithashtu, ai përmendi dhe përmirësimin dhe plotësimin e boshllëqeve që ekzistojnë në infrastrukturën ligjore dhe kodifikuese në të gjitha sferat e shërbimeve shëndetësore, si dhe krijimin e një sistemi efektiv për formimin profesional pasuniversitar të punonjësve të shëndetësisë, nëpërmjet institucionalizimit të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor, të detyrueshëm. "Të gjithë kemi përgjegjësi ligjore dhe mbi të gjitha morale dhe shoqërore për të dhënë kontributin tonë në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për hartimin e reformave dhe realizimin e tyre", tha Abazaj, sipas të cilit "duhet të fitojmë respektin e qytetarëve, duke u dhënë atyre respekt dhe përkujdesje dinjitoze". ...