Demokracia? Qetësi dhe gjakftohtësi

11/03/2005 Sovraniteti popullor, që është realizuar në Perëndim, derivon nga një traditë e gjatë lirie dhe ligjishmërie. Ja përse, shpjegon historiani Konkuest, nuk mund të eksportohet vetëm në emër të vlerave universale
Për të krijuar një shoqëri pluraliste, nuk mjafton vota. Duhen izoluar fanatikët dhe pranuar se sistemi nuk do të jetë asnjëherë i përkryer
Të marra në tërësi, konceptet e thjeshta të demokracisë e të zgjedhjeve të lira, nuk sigurojnë aspak kritere të qartë. Termi «demokraci» shpesh përdoret si përkufizim thelbësor i kulturës politike perëndimore. Në të njëjtën kohë, zbatohet për zona të tjera të botës, në mënyrë formale dhe të deformuar
Varësia e përhapur nga fjalë apo koncepte të përgjithshme tenton të prodhojë blloqe mendore apo deformime të realitetit. Siç e ka thënë Klajv Xhejms, «aftësia verbale, me kusht që limitet e saj të perceptohen në mënyrë të qartë e të vazhdueshme nga kush i ushtron, është një mënyrë e pakalueshme për ta ngatërruar realitetin derisa të mos kuptohet më». «Demokracia» është në vendet e para në listën e termave, që gjenerojnë konfuzion: jo aq për qenien e saj një fjalëz ambigue, por sepse është një fjalë e madhe e rëndë si shkëmb. Koncepti është grek dhe kishte të bënte me votën e lirë nga ana e popullit (edhe pse e kufizuar te meshkujt dhe qytetarët).
Perikliu, duke lëvduar sistemin athinas, është veçanërisht krenar për faktin që politikat argumentohen dhe debatohen përpara se të përkthehen në veprim, «duke shmangur kështu gjënë më të keqe të botës»: hedhjen në veprim pa marrë në konsideratë pasojat. Dhe në fakt, athinasit diskutonin dhe debatonin, shpesh në mënyrë konstruktive. Defektet e përvojës athinase janë të dallueshëm pothuajse sa virtytet e tyre. Kazistika është e gjerë. Për shembull, mund të kujtohet dënimi i Sokratit, i cili humb vota nga diskutimi politikisht jokorrekt, që mbajti në mbrojtje të vet, ose asambleja athinase, që voton për vdekjen e të gjithë meshkujve të rritur, për skllavërinë e grave e fëmijëve të Mitilenës, për t'u penduar më pas për vendimin e marrë dhe për të dërguar një anije të dytë për ta ndaluar, pothuajse në kohë, atë që mbante urdhrin. Demokracia pati edhe rezultatin, akoma më të dhimbshëm, që të provokojë shkatërrimin e Athinës me votimin në favor të ekspeditës katastrofike dhe të kotë në Sirakuzë.
Një zgjedhje kjo e marrë kundër mendimit të më të urtëve dhe e favorizuar nga premtimet sa tërheqës, aq edhe gënjeshtarë, të demagogut destruktiv Alqiviadh. Edhe pas një dështimi të ngjashëm, zjarret tashmë të ndezur të mendimit vazhduan të djegin. Megjithatë, idealet demokratike do të ktheheshin në Evropë vetëm një çerek mijevjeçari më parë. Ajo që i ka interesuar mendimtarëve të Iluminizmit nuk qe dhe aq shembulli konkret i dhënë nga Athina, sesa teoria që e bëri të mundshme. Fatkeqësisht, ai që ngjallte më shumë interes nuk ishte debati që Perikliu e konsideronte të domosdoshëm, por një strategji për të vënë nën fré popullin. Marrja e konceptit të demokracisë në kontinentin evropian u konkretizua kështu me një presion të konsiderueshëm mbi demosin. Faktikisht populli nuk mund të mirrte pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendime, ashtu siç ndodhte në demosin athinas, por ndodhte që të «përfaqësohej» nga ndonjë regjim revolucionar që theksonte se ishte zëdhënësi i tij.
Regjime të ngjashëm shpesh qenë të preokupuar t'i shtypnin ata që i konsideronin «armiqtë e popullit». Me vazhdimin e Tetëqindës, populli mund edhe të pyetej për të t'i konfirmuar demokratikisht vendimet e qeveritarëve nëpërmjet plebishiteve. Napoleoni III-të, iu drejtua këtij instrumenti dhe pati kështu praktikisht mbështetjen e një mazhorance të gjerë. Gjithsesi, rendet e reja, demokratike ose jo, duhet të kërkojnë apo të rivendikojnë një konfirmim nga ana e masave.
Një aspekt tjetër i një «demokracie të parakohshme» të ngjashme është adhurimi i asaj që, sipas një shprehjeje, që akoma sot mund të jetë e vlefshme, quhet «plebe urbana» (e treguar nga Aristoteli me termin «oklokraci »). Në Francë, në vitet Nëntëdhjetë, të Shtatëqindës, një sasi ideologësh iu drejtua nga trazira në trazirë plebës së Parisit deri më 18 Brymer, grushti i Shtetit i Napoleonit, e ndodhur më 1799. Siç e ka shpjeguar A.E. Hauzman, në këtë mënyrë ndodhte që në një qytet kryeqytet mund të vendosej fati i miliona personave, domethënë e mazhorancës së vërtetë të popullit, që banonin në pjesën tjetër të vendit. Që demokracia nuk është kriteri i vetëm apo i pashmangshëm i procesit social, kjo është e qartë. Në qoftë se zgjedhje të lira i japin pushtet një represioni të konsensualitetit, ato janë më keq se të kota. Të mos harrojmë se Hitleri u ngjit në pushtet në vitin 1933, nëpërmjet një zgjedhjeje dhe, për pasojë, me mbështetjen e një mase qytetarësh.
Grushti i shtetit komunist në Çekosllovaki, në vitin 1968, u krye me intriga kushtetuese të mbështetura nga «demonstrime masash». Nuk është pothuajse e nevojshme të përmenden të ashtuquajturat «demokraci popullore» dhe 90 përqindëshi i votave që merrnin rregullisht. Gjithmonë në fushën e zgjedhjeve, pak vite më parë u mbajtën disa të tilla në Algjeri, që kishte të gjithë gjasat se ishin autentike. Në qoftë se rezultatet e tyre do të respektoheshin, qeveritarët ushtarakë në pushtet do të zëvendësoheshin nga një rend politik islamik.
Deri-diku, si zgjedhja që u paraqit në Afganistan në vitin 2002. Gjithsesi, të marra në tërësi, konceptet e thjeshta të demokracisë e të zgjedhjeve të lira nuk sigurojnë aspak kritere të qartë. Termi «demokraci» shpesh përdoret si përkufizim thelbësor i kulturës politike perëndimore. Në të njëjtën kohë, zbatohet për zona të tjera të botës në mënyrë formale dhe të deformuar. Për këtë motiv shtyhemi që ta konsiderojmë në mënyrë akritike legjitimitetin e çdo regjimi, në të cilin një mazhorancë ka fituar zgjedhjet. Problemi është se demokracia është zhvilluar ose është bërë e praktikueshme në Perëndim dhe vetëm shumë kohë pasi ishte shfaqur një sistem i bazuar te ligji dhe te liria.
Habeas corpus, sistemi juridik dhe ligjishmëria nuk kanë qenë produkte të demokracisë, por të një procesi të gjatë të filluar qysh nga epoka mesjetare për të gjunjëzuar pushtetin e ekzekutivit anglez. Problemi është se demokracia mund t’i japë frytet e çmuara të saj vetëm në qoftë se del nga një traditë ligji dhe lirie e të cilës vetë ajo është një shprehje. Institucione me karaktere po kaq të ndryshëm kanë funksionuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar (edhe pse forma teorikisht identike të krijuara në vende të tjera shpesh kanë dështuar).
Gjithsesi, mund të themi se të paktën dy tërësi institucionesh formalisht të ndryshme janë demonstruar në gjendje të prosperojnë. Gjëja kryesore, që duket se kanë të përbashkët, nuk janë dhe aq institucionet, sesa janë zakonet mendore dhe sidomos pranimi i rregullave tradicionale të lojës politike. Më në përgjithësi, në Perëndim ka ekzistuar tradita për të qenë përgjithësisht përcaktuese për politikën. Për një kushtetutë të praktikueshme, zakoni është më i rëndësishëm se çdo faktor tjetër.
Vijon...
Robert Konkuest është bashkëpunëtor kërkimor në Hoover Institution. Dekorimet dhe nderimet e tij përfshijnë “Jefferson Lectureship”, nderi më i madh që qeveria federale jep për arritjet në shkencat humane (1993); “Alexis de Tocqueville Award”, (1992); “Richard Weaver Award for Scholary Letters” (1999) dhe “Fondazione Liberal Career Award” (2004). Ai është autor i njëzet librave mbi historinë socjetike, politikën dhe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshi klasikun “The Great Terror” (Macmillan, 1968). Përkthime janë shfaqur në më shumë se njëzet gjuhë, përfshi rusishten. Punime të tjera përfshijnë të pëlqyerin “Harvest of Sorrow” (Oxford University Press, 1986), i cili gjithashtu ka dalë në shumë përkthime. Libra më të hershëm janë “Stalin and the Kirov Murder” (Oxford University Press, 1988); “Tyrants and Typewriters” (Lexington Books, 1989); “The Great Terror: A Reassessment” (Oxford University Press, 1990); “Stalin: Breaker of Nations” (Viking, 1991) dhe “Reflections on a Ravaged Century” (W.W. Norton & Company, 1999), që analizon katastrofat e kohës sonë dhe shikon në perspektivat përpara nesh. Libri i tij më i fundit, “The Dragons of Expectation” (W.W. Norton), është botuar në janar 2005. Konkuest ka qenë editori letrar “London Spectator”. Ka shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore në këmbësorinë britanike dhe më pas në Shërbimin Diplomatik të Madhërisë së Tij, duke u dekoruar me “Order of the British Empire”. Në vitin 1996 ai u emërua “Companion of the Order of St. Michael and St. George”.