Xhevdet Ferri

11/03/2005 Kinematografia
Peng i ministrave...
Emërimi i kryetarit të Qendrës Kombëtare Kinematografike të Filmit vazhdon odisenë e pakuptimtë dhe të pashpjegueshme. Komuniteti i kineastëve ka shprehur prej kohësh shqetësimin e tij në lidhje me këtë problem, i cili vazhdon në mënyrë antiligjore të shtyhet. Kryetari i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, Xhevdet Ferri, thotë për "Metropol", se vonesa në emërimin e kryetarit të Qendrës, ka pasoja të rënda jo vetëm për filmin shqiptar, por edhe në lidhje me vetë institucionin "pasi ka krijuar nervozizëm, humbje të besimit tek institucioni, por edhe vonesa me pasoja të rënda për projektet e vetë kineastëve". Gjithashtu Ferri, nënvizon edhe faktin se pavarësisht se Qendra është e shkëputur nga politika, vjn një moment, ku, në mënyrë të pakuptimtë, ajo bëhet peng "i vullnetit apo dëshirave të politikanëve..."
Vazhdon ende odiseja për postin e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë...
Jo vetëm odise, por edhe një ngërç i panevojshëm dhe i pashpjegueshëm. Kryetari aktual është i paligjishëm, pasi i ka përfunduar mandati i tij 4-vjeçar. Ligji e përcakton në mënyrë eksplicite, që, në përfundim të këtij mandati, ose duhet të rimandatohet, ose të largohet nga detyra. Pra, në pikëpamjen ligjore, e ritheksoj, ai është i paligjshëm. Ajo çka është e pashpjegueshme, është fakti përse nuk veprohet, qoftë t'i zgjatet mandati kryetarit aktual, qoftë të rizgjidhet dikush tjetër, por lihet një komunitet i tërë në pritje. Por, kjo pritje është edhe problemi më serioz, pasi shkakton nervozizëm, humbje besimi dhe mjetesh financiare. Një numër kineastësh janë në negociata me bashkëpunëtorë të huaj dhe janë në pritje të procedurave, që varen nga Qendra. Gjithashtu, jo vetëm shoqata jonë, por edhe shoqata të tjera, me aq sa jam në dijeni, kemi paraqitur kërkesat në ndryshimet e procedurave të funksionimit të shumë gjërave, ku mund të përmend formularët e aplikimit të bërë me ngut në vitin '97. Rreth 40% e ligjit e korpusit qendror të ligjit për kinematografinë, që lidhet me Qendrën, nuk është zbatuar ende, ku mund të përmend si shembull komisionin e vizionimit. Eshtë e parashikuar me ligj dhe ngarkohet Qendra Kombëtare të kontrollojë licensat e distribuimit të filmit. Nuk ka ende asnjë licensë të tillë dhe, aktualisht, të gjithë filmat që shfaqen në territorin e vendit tonë, si në kinema, ashtu edhe në televizion, janë të palicensuar, duke shkaktuar humbje në buxhetin e qendrës nga mostaksimi, si i biletave të kinemasë, ashtu edhe filmave që shfaqen në televizion. Këto shembuj, por edhe shumë probleme të tjera, vazhdojnë të ngelen ende peng nga zvarritja e emërimit të kryetarit të Qendrës.
A keni kontaktuar ju si shoqatë apo edhe shoqatat e tjera me ministrin e Kulturës në lidhje me këtë problem?
Kontaktet kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë synuar të parashtrojnë situatën e vështirë të krijuar në komunitetin tonë, e cila, ndoshta nuk perceptohet në shkallën e duhur nga ana e tij. Kërkesa jonë ndaj ministrit për t'i dhënë një rrugëzgjidhje këtij problemi, nuk është në formën e një favori që ne kërkojmë prej tij, por vjen si rezultat i një detyrimi ligjor të tij. Ai është i detyruar të zbatojë ligjin dhe t'i paraqesë kandidaturën Kryeministrit dhe jo të thotë po, po, ndërkohë që kanë kaluar katër muaj. Të krijohet bindja se edhe vetë ministri nuk ka bindjen e duhur për të propozuar përsëri Rukën për këtë post, ndryshe nuk mund të shpjegohet ngërçi i krijuar, që është edhe i pakuptueshëm, pasi ministri duhej që të kishte shqyrtuar çdo kandidaturë alternative jo në muajin dhjetor, kur përfundonte mandati, por muaj më parë...
Shoqata juaj, por edhe shoqatat e tjera, kanë vërejtje për drejtimin e bërë nga Ruka gjatë mandatit të tij...
Natyrisht. Ai ka patur të gjithë kohën e duhur në dispozicion për të çuar përpara këtë Qendër dhe të kishte përkrahjen e komunitetit për një mandat të dytë. Kritikat tona ndaj tij janë të bazuara në fakte, pasi Ruka me shkeljet që i ka bërë rregullores, ka krijuar precedentë tepër të dëmshëm. Po përmend dy raste elokuente: në rastin e parë janë dhënë fonde për filma që nuk janë dorëzuar akoma dhe, në të dytin, raste kur janë dhënë lekët paraprakisht, në shkelje flagrante të rregullave të Qendrës. Ndërkohë që filmi i regjisorit Anagnosti u përfundua me kredi bankare, duke humbur një shumë prej gati 800-900 mijë lekë nga interesat bankare... Nga ana tjetër mund të sjell një shembull tjetër, ku vendi ynë nuk është futur në asnjë forum ndërkombëtar, ndërkohë që vendet fqinje si Maqedonia, të cilët e kanë filluar shumë më vonë se ne këtë përpjekje, ndodhen sot në dhjetëra forume të tilla. Bëhet fjalë për forume që mund të quhen ndryshe "banka" të filmit evropian dhe kundrejt një shume të vogël si anëtar i tyre, krijon mundësinë për të marrë shuma të konsiderueshme për filmin shqiptar, pasi fiton të drejtën të aplikosh për projekte të ndryshme në këto forume.
Kryetari aktual Ruka, në një konferencë për shtyp ka nënvizuar se shoqatat shqetësohen për fatet Qendrës njëherë në katër vjet dhe, se synimi i tyre është zotërimi i bordit, për arsye interesash, ndryshe nuk shpjegohet krijimi i shoqatave të reja nga të njëjtët njerëz...
Kjo është fatkeqësia... Të drejtën për të krijuar shoqata na e jep ligji dhe, jo dy e tre, por edhe 200 shoqata mund të krijohen. Ligji shqiptar e përcakton qartë se një shoqatë mund të ketë minimalisht 5 anëtarë. Po të kihet parasysh numri i kineastëve në vendin tonë, personalisht, përllogaris maksimalisht 6 shoqata reale kineastësh..., por edhe për sa i përket interesave, është e natyrshme që t'i mbrojmë. Ky është edhe qëllimi i shoqatave që përcaktohet shumë qartë nga ligji i kodit civil, ku theksohet "mbrojtja e interesave ekonomike, profesionale etj., të anëtarëve". Argument i dobët dhe dashakeq nga ana e z.Ruka.
Buxheti i këtij viti për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë është konsideruar më i ulëti, që nga koha e krijimit të saj...
Janë bërë shumë përpjekje për ta penguar këtë qendër në funksionimin e saj. Një prej tyre është edhe buxheti, i cili ka pësuar një rënie drastike, e cila nuk është vetëm në shifra. Më lejoni të sjell një shembull të thjeshtë, duke ju kujtuar se kur është hapur, ka patur një buxhet prej mbi 100 milionë lekë, ndërsa sot në vitin 2005, është vetëm 80 milionë lekë... Ka një indeks, i cili përcakton rritjen e buxhetit, duke patur parasysh edhe rritjen e çmimeve në treg. Kostoja e prodhimit të filmit është rritur në të gjithë Evropën dhe, ne nuk mund të bëjmë përjashtim. Fakt që të bind se, në të vërtetë, buxheti aktual është gati një e katërta e atij që duhet të ishte, ndërkohë që për vetë specifikën që ka filmi duhet subvencionimi shtetëror.
Kanë kaluar katër muaj dhe kriza vazhdon. Cilat do të jenë pasojat në rast se do të vazhdojë?
Pasojat sikundër e thashë edhe më lart, kanë filluar me humbjen e besimit tek institucioni, nervozizmi, pasiguria për bashkëpunimet me kompanitë e huaja etj. Shkaktohen vonesa në kohë në lidhje me projektet, ndarja e buxhetit etj., si këto. Të gjitha do të bien në kurriz të filmit shqiptar, i cili i ka dhënë kaq shumë vendit tonë dhe nuk i takon të trajtohet në këtë formë, por krijon edhe një precedent të rrezikshëm, pasi, edhe kjo qendër që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe politikanët, vjen një moment dhe mbetet peng i vullnetit dhe dëshirave të tyre...